Bashkëpunim më të fuqishëm me ushtrinë turke

Delegacioni i ushtarakëve të lartë të Turqisë u prit në një takim nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, i cili vlerësoi lart marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë dhe veçanërisht bashkëpunimin, mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që ushtria turke ka dhënë për forcimin dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura. Në takim u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit midis dy ushtrive.
Gjeneralmajor Fahri Kir vlerësoi bashkëpunimin midis Forcave të Armatosura të Turqisë dhe FA Shqiptare, si dhe vlerësoi përparimet që Forcat e Armatosura Shqiptare kanë bërë në reformimin dhe forcimin e tyre. Më herët, delegacioni i ushtarakëve të lartë të Turqisë u takua me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, si dhe u zhvilluan bisedime midis delegacionit të ushtarakëve turq dhe një delegacioni me përfaqësues nga Shtabi i Përgjithshëm i FA Shqiptare.
Për ushtarakët e lartë të FA të Turqisë u dha një brifing lidhur me vizionin, strukturat, zhvillimet e fundit, planifikimin e Mbrojtjes për vitin 2012 në Forcat tona të Armatosura, për Konceptin e ri Strategjik të NATO-s “Smart Defence” dhe për arritjen sa më mirë dhe sa më shpejt të zbatimit të këtij koncepti. Po sot ushtarakët e lartë të FA të Turqisë zhvilluan një vizitë në Batalionin Komando në Zall-Herr. /Start/
2012-03-15 13:56