Tragjedia Bulqize Gjobe per ACR

Shpërthimi i gazit të hidrogjenit në minierën e Bulqizës ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të sigurisë teknike nga ana e punëtorëve.
Ky është konkluzioni i ekspertizës që ka nxjerrë grupi i ekspertëve të Repartit të Inspektim Shpëtim Minierave (RISHM), një javë pas tragjedisë ku humbi jetën një punëtor dhe u plagosën 8 të tjerë.
Në një intervistë, drejtori i RISHM-it, Sajmir Zeka, ka deklaruar se nga verifikimi i urdhërave të punës nuk bëhet fjalë për shkelje të tyre nga ana e drejtuesve të firmës.
Por, nga kontrolli në nivelin e 16 ku ndodhi MinatorëtBulqizë, ACR shkarkon tre përgjegjës Bulqizë, prokurorët hyjnë në galeri Sindikata: Padi penale ACR-së dhe aksidenti, mund të thuhet se shpërthimi i gazit u provokua nga një flakë e jashtme.
“Shpërthimi është provokuar nga 40-50 metra nga balli i fronit. Duke qenë se bëhet fjalë për gazin hidrogjen, nuk mund të provokohet vetvetiu. Vatra e burimit duhet të jetë detyrimisht një vatër e krijuar nga një gabim njerëzor ose shkëndijë. Nga verifikimi, në zonën e shpërthimit janë gjetur bishta cigaresh, paketa dhe çakmakë të hedhur”.
Ndonëse këto mbeten vetëm hipoteza, pasi i takon Prokurorisë të japë versionin përfundimtar mbi shkaqet dhe shkaktarët e tragjedisë në Bulqizë, RISHM-I, në bazë të kompetencave që i jep ligji, ka marrë masat administrative maksimale për firmën koncesionare “ACR” dhe drejtuesit më të lartë të minierës.
“Kemi marrë ndëshkimin maksimal për kompaninë, pasi edhe nëse bëhet fjalë për neglizhencë, janë punonjësit e saj që e kanë kryer. Është vendosur dënimi 500 mijë lekë të reja për firmën, 150 mijë për kryeinxhinjerin dhe drejtorin, si dhe masa të tjera financiare për shefin e ajrimit dhe brigadierin e turnit. Do të bëhet gjithashtu largimi nga pozicioni për njerëz që duhet të ishin më të përgjegjshëm në vlerësimin e situatës”, thekson Zeka.
Sipas ekspertëve të RISHM-it, pas aksidentit të shpërthimit të gazit, i është lënë detyrë firmës koncesionare “ACR” që të kryejë sa më parë investimet në thellësitë e minierës, duke ndërruar së pari sistemin aktual të ajrimit.
Drejtori i RISHM-it konfirmoi se miniera e Bulqizës do të rehabilitohet sipas një projekti të ri ku mendohet të punohet deri në nivelin e 23. Ekspertët e RISHM gjykojnë se në aksident ka ndikuar dhe mbyllja e minierës si pasojë e grevës një mujore të minatorëve.
Bulqizë, ACR shkarkon tre përgjegjës
Kompania ACR në Bulqizë ka mbajtur një mbledhje ku ka analizuar aksidentin e ndodhur me shpërthimin që vrau një minator dhe plagosi 8 të tjerë.
Mbas diskutimeve dhe analizës mesohet se është shkarkuar shefi i brigadës së ajrimit të minierës, i është dhënë paralajmërim për pushim nga puna përgjegjësit të nivelit 16 dhe është shkarkuar bigadieri i këtij niveli.
Këto janë disa nga masat që ka ndërmarrë vetë kompania, por nderkohë prokuroria po bën hetimet për të nxjerrë shkaqet dhe shkaktarët që sollën aksidentin e rëndë në galeri.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Korçë, dënohen tre përdhunuesit e 15-vjeçares
Gjykata e Korçës shpalli pasditen e së martës dënimin për tre përdhunuesit e një 15-vjeçareje në fshatin Starovë të komunës Buçimas, ngjarje e ndodhur rreth një vit më parë. Aksident rrugor në Vlorë, një i plagosur rëndë
Një person është në gjendje kritike për jetën për shkak të një aksidenti të ndodhur të martën në superstradën Vlorë-Novoselë. Prokuroria: 25 vjet burg Bujar Gashit
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 25 vjet heqje lirie për një nga të pandehurit e asaj që e quan si Banda e Durrësit, Bujar Gashin, i gjykuar vecmas 16 te pandhehurve të tjerë. Gjendet i djegur oficeri SHISH
Një oficer i Shërbimit Informativ Shtetëror është gjetur i djegur brenda automjetit të tij në një zonë pak të frekuentuar, në veri të qytetit bregdetar të Durrësit, ndërsa mbeten mister motivet e kësaj ngjarjeje.
Lezhë, plagoset me thikë qytetari
Policia ka arritur të parandalojë një vrasje në qytetin e Lezhës. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të ditës së martë kur shtetasi, Pal Prendi ka mbetur i plagosur me thikë, pas agresionit të shtetasve, Sokol Kovaçaj dhe Simon Zefi.
Lajmet kryesore
Shkatërrimi i Erzenit, shteti hesht
Specialistët: Katastrofë mjedisore, dëmet të pariparueshme
Paralajmërimi i FMN-së, Kodheli: Qeveria të marrë masa
Obama përkrah veprimet e KFOR-it në veri
Berisha: Shtojmë lehtësirat fiskale