E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i djegur oficeri SHISH



Arkiv Një oficer i Shërbimit Informativ Shtetëror është gjetur i djegur brenda automjetit të tij në një zonë pak të frekuentuar, në veri të qytetit bregdetar të Durrësit, ndërsa mbeten mister motivet e kësaj ngjarjeje.

Prej 11 vjetësh ai punonte në Shërbimin Informativ. Esat Çopa, 49 vjec babai i një fëmije, nga Durrësi, u gjet i shkrumbuar pas alarmit të dhënë nga familjarët e tij në polici për moskthimin në shtëpi dhe mesazhin e dyshimtë që i kishte dërguar djalit të vetëm, nxënës në shkolle të mesme, mbrëmjen e kaluar.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se automjeti 'Opel Corsa' i viktimes eshte sperkatur me benzine brenda dhe jashte dhe më pas VrasjeItali, ekzekutohet emigranti shqiptar Elbasan, qëllohet me armë 23-vjecarja Grabitësi vret një person i eshte vene zjarri, por pas berjes se autopsise se viktimes eshte pare qe ai me heret ishte qelluar me arme zjarri dhe mendohet se vdekja ka ardhur nga plumbi dhe jo nga djegia. Arma qe ka qelluar është pistoleta e tij tip Makarov.

Nje numer i konsiderueshem familjaresh, kolegesh dhe pjese te rrethit te tij shoqeror jane pyetur ne lidhje me motivet qe kane çuar ne kete krim dhe ndonese Çopa njihet si person qe nuk ka pasur konflikte te forta, dyshohet qe rrethana ende te panjohura e kane shtyre ate drejt vetedjegjes.

Perveç mesazhit drejtuar te birit per te bere kurajo dhe perballuar jeten e te ardhmen duke u mbeshtetur tek e ema, eshte deklaruar dhe se ai ka marre diku nje bidon me benzine te cilit dyshohet ta kete perdorur per djegjen e automjetit. Pista kryesore ku jane perqendruar hetimet eshte ajo e vetevrasjes, perfshire shkaqet qe e shtyne ne kete akt, nderkohe qe po hetohet dhe per konflikte te mundshme per shkak te punes. Policia po dyshon kryesisht per menyren e vrasjes dhe faktin qe viktima eshte qelluar edhe me arme.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Korçë, dënohen tre përdhunuesit e 15-vjeçares
Gjykata e Korçës shpalli pasditen e së martës dënimin për tre përdhunuesit e një 15-vjeçareje në fshatin Starovë të komunës Buçimas, ngjarje e ndodhur rreth një vit më parë. Aksident rrugor në Vlorë, një i plagosur rëndë
Një person është në gjendje kritike për jetën për shkak të një aksidenti të ndodhur të martën në superstradën Vlorë-Novoselë. Prokuroria: 25 vjet burg Bujar Gashit
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 25 vjet heqje lirie për një nga të pandehurit e asaj që e quan si Banda e Durrësit, Bujar Gashin, i gjykuar vecmas 16 te pandhehurve të tjerë. Tragjedia Bulqizë: Gjobë për ACR!
Shpërthimi i gazit të hidrogjenit në minierën e Bulqizës ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të sigurisë teknike nga ana e punëtorëve.

Lezhë, plagoset me thikë qytetari
Policia ka arritur të parandalojë një vrasje në qytetin e Lezhës. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të ditës së martë kur shtetasi, Pal Prendi ka mbetur i plagosur me thikë, pas agresionit të shtetasve, Sokol Kovaçaj dhe Simon Zefi.

Lajmet kryesore

Shkatërrimi i Erzenit, shteti hesht
Specialistët: Katastrofë mjedisore, dëmet të pariparueshme
Tragjedia Bulqizë: Gjobë për ACR!
Paralajmërimi i FMN-së, Kodheli: Qeveria të marrë masa
Obama përkrah veprimet e KFOR-it në veri
Berisha: Shtojmë lehtësirat fiskale

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›