Obama perkrah veprimet e KFOR-it ne veri

Presidenti Barack Obama dhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta janë informuar për trazirat në veri të Kosovës dhe reagimin profesional të ushtarëve amerikanë.
Këtë e deklaroi gjenerali amerikan, Craig R. McKinley, i cili vizitoi kampin “Bondsteel” në Kosovë. Gjenerali ka sjellë përkrahjen e Obamës për përpjekjet e KFOR-it në veri, njofton agjencia e lajmeve “Kosovatimes”.
“Lajmet për trazirat në veri të Kosovës dhe përgjigja profesionale e forcave të SHBA-ve kanë arritur deri te Sekretari i Mbrojtjes dhe Presidenti i SHBA-ve”, u ka thënë ushtarëve amerikanë në kampin “Bondsteel”, gjenerali McKinley.
Ai ka shtuar se krerët e forcave të armatosura amerikane dhe Presidenti Barack Obama janë të kënaqur me punën e KFOR-it dhe kanë shprehur përkrahje për përpjekjet e forcave paqeruajtëse në Veri.
“Ata të gjithë janë të kënaqur me mënyrën me të cilën ushtarët kanë reaguar dhe kanë shprehur përkrahjen e tyre për përpjekjet e KFOR-it për uljen e tensioneve dhe kërcënimeve ndaj sigurisë”, ka thënë McKinley.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova KFOR: Liria e lëvizjes, pa kushte
Komanda e KFOR-it në Kosovë kanë deklaruar të martën se vendosja e kushteve për lirinë e lëvizjes në veri të Kosovës është e papranueshme.
Pejë, dy fëmijë humbin jetën nga zjarri
Dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri, rënë në shtëpinë e tyre në Pejë, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së martë. Qarkullimi për në Bërnjak, i lirë
KFOR-i konfirmoi se pika kufitare Kosovë-Serbi, në Bërnjak, është e hapur për qarkullim. Kjo është bërë e mundur pasi në afërsi të fshatit Banjsë, serbët e hoqën vullnetarisht një barrikadë. Vjenë, Thaci takon kancelarin austriak
Kryeministri Hashim Thaci ndodhet për një vizitë zyrtare në Austri, ku është pritur nga kancelari austriak, Verner Faiman.
Tenton heqjen e barrikadave, prangoset
Atë që KFOR-i nuk e ka bërë për ditë me radhë, heqjen e barrikadave të serbëve në Mitrovicë, tentoi ta bënte një shqiptar i cili me mjetin e tij, një buldozer ka tentuar heqjen e barrikadës kryesore, atë mbi urën e lumit Ibër, urë që lidh veriun dhe jugun e Mitrovicës.
Lajmet kryesore
Durrës, gjendet i djegur në makinë oficeri i SHISH-it
Dyshohet për vetëvrasje
Shkatërrimi i Erzenit, shteti hesht
Paralajmërimi i FMN-së, Kodheli: Qeveria të marrë masa
Venecia: Nisni me reformën