E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia Romeo dhe Zhuljeta zbret ne Orikum te Vlores Zhulieta sfidon Shekspirin

Vlore 18 dhjetor NOA/ Arjola Ymeraj - Ulur kembekryq ne familjen shqiptare krimi brenda familjes po trondit vendin tone. Vellai vret vellane babai te birin dhe i biri te atin e ne fund bashkeshorti bashkeshorten. Ishte ky lajmi qe tronditit Shqiperine pasditen e sotme ku bashkeshorti pasi dhunoi bashkeshorten duke e pandehur se e kishte vrare vendos ti jape fund jetes.

Bashkeshortet Edison dhe Eglantina Haxhiraj nga qyteti i Vlores jane grindur mes tyre dhe pas dhunes ndaj se shoqes bashkeshorti ka vrare veten.

Pas goditjeve te dhunshme mbi te shoqen Edison Haxhiraj 34 vjec duke menduar se e shoqja ka vdekur pasi eshte hedhur nga kati i shtate.

Nje histori kjo e ngjashme me tragjedine e famshme te Shekspirit Romeo dhe Zhuljeta vecse ketu ngjarja zhvillohet ne Shqiperi dhe ne shekullin XXI.

Ashtu si Zhulieta vrau veten per Romeon po ne te njejten menyre duket se Edison Haxhiraj ka vepruar ndaj njeriut te tij te zemres.

Por nje Zhuliete me e forte rezultoi Eglantina e cila e tronditur nga dhunimet dhe nga vdekja e se shoqit sfidon Shekspirin duke jetuar sepse vetem nga jeta buron jete.

Ngjarja ka ndodhur ne Orikum ku pasi ka lene pa ndjenja te shoqen Eglantina i tronditur nga situata qe kishte shkaktuar nuk e ka perballuar dot kete fakt dhe ka vendosur ti jape fund jetes.

Ky version eshte bere i ditur nga policia e cila ka marre deshmine e bashkeshortes.

Ky eshte i disati rast i dhunes brenda ciftit ku si pasoje njeri nga bashkeshortet mbetet i vdekur.

Nuk dihet nese ky eshte fundi apo fillimi i nje kalvari te gjate rastesh te tilla ajo qe shoqeria shqiptare ka me pak nevoje jane te tjera viktima.

a.y/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›