E Diel, 1 Nëntor 2026

90 vjet QSUT Vasili Ky institucion tashme prodhon shendet

Tirane 18 dhjetor NOA - Fillimisht nisi punen ne vitin 1920 me nje spital te vogel i cili ndodhej ne krah te Bashkise se Tiranes dhe me pas u ngrit ne nje godine te vertete gjate kohes se Mbreterise ne vitin 1932 aty ku edhe sot pas 90 vitesh ndodhet per tiu gjendur te semureve ne cdo kohe dhe ne menyre te kualifikuar... Qendra Spitalore Universitare Nene Tereza ka perkujtuar sot 90 vjetorin e krijimit te saj. I pranishem ne kete aktivitet kreu i shendetesise Petrit Vasili e cilesoi QSUT-ne si institucionin me te rendesishem ne vend por edhe ne rajon nje prodhues te vertete te shendetit.

QSUT mbetet nje nga institucionet me te rendesishme ne vend i cili nuk e ka ndalur kurre ritmin e te ecurit perpara. Fale vullneteve dhe aftesive te stafit ne kete institucion jane realizuar edhe nderhyrjet te cilat kane qene te pamundura por me pas jane kthyer ne realitete dhe ne sherbim per pacientet. Ne kete spital eshte prodhuar shendet pohoi gjate pershendetjes se tij ministri i Shendetesise.

Sipas tij duhet te vleresohen me mijera persona te cilet kane dhene ndihmen e tyre per te arritur deri ne kete moment kur e gjithe popullata gjen sherbim te specializuar dhe mjeke te kualifikuar.

Ndersa drejtori i QSUT-se Saimir Ivziku theksoi se QSUT ne te ardhmen do te jete ne krah te pacientit duke i ofruar te gjitha sherbimet e nevojshme.

Dua te falenderoj te gjithe ata qe kane kontribuar ne sukseset e ketij institucioni. Po keshtu dua te garantoj se une do te jem prane cdo mjeku te QSUT-se per te zgjidhur te papriturat ne pune si dhe ne krah te cdo pacienti i cili vjen per tu kuraur tek ne. Kjo edhe me investimet qe po kryhen ne kete qender duke i ofruar pacientit apraratura te fjales se fundit nenvizoi Ivziku.

Gjate prezantimit te 90-viteve histori te Spitalit te Tiranes moren pjese mjeke dhe profesore te dale ne pension te cilet kane punuar dhe dhene kontributin e tyre te pacmuar ne kete institucion per vite e vite me radhe.

Te dhenat historike tregojne se operacionet e para ne QSUT jane kryer nga kirurget e njohur Osman Jonuzi dhe Frederik Shiroka nderkohe qe materniteti i pare eshte hapur ne vitin 1937.

mit/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›