E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia, autoritetet vendore i tremben shifrave

Tragjedia e mbremshme ka sjelle reagimin e menjehershem te autoriteteve vendore ne Sarande. Kryetari i Komunes ne zonen e Butrintit, Vesel Kociu, deklaroi se behet fjale per nje varke e cila ishte marre ndoshta ne menyre te paligjshme me synimin per te kaluar ilegalisht permes detit Jon. Kryekomunari pohoi se ka qene nje numer me i madh, ndoshta 30 vete, te cilet synonin te perdornin varken per te shkuar si klandestine. Drejtori i spitalit Civil te Sarandes Dhimitraq Papa, njekohesisht drejtor i Institutit te Shendetit Publik, pohoi se jane te pakten tre te vdekur ne kete tragjedi ne liqenin e Butrintit. Por ai eshte shprehur se deri ne verifikimin e plote dhe kontrollin e liqenit, numri i viktimave mund te rritet. "Ne jemi duke marre te gjitha masat dhe nje numer i madh makinash ambulanca jane tashme ne vendin e ngjarjes duke u perpjekur te japin ndihmen e pare nese kerkohet", deklaroi Papa. Besohet se varka ishte e tejmbushur dhe per kete shkak, ajo eshte permbysur rreth 30 minuta me vone, pa dale ende nga liqeni i Butrintit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›