E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Tmerri qe perjetova kur u permbys varka"

Sarande- Udhetimi drejt Greqise eshte kthyer ne nje ferr per 24 emigrante qe tentonin te kalonin kufirin ujor mes dy vendeve me ane te nje varke vozitese nepermjet liqenit te Butrintit. Ndersa ka humbur ne thellesi gruan dhe foshnjen e tij tre muajsh, i mbijetuari Dritan Jaho, ne ngasherima qe te ngjethin mishte rrefen nga spitali edhe ate cka ka ndodhur e ka pare. I riu 27 vjecar nga Lapardhaja e Beratit, ka luftuar jo vetem me vdekjen, por edhe me fatin qe nuk e ka ndihmuar per te shpetuar bashkeshorten dhe vajzen e sapolindur. Ne nje rrefim te shkurter per gazeten, marre ne rrethana teper te veshtire duke pasur parasysh edhe gjendjen shendetesore dhe dhimbjen e te riut, zbardhet itinerari i udhetimit pas te cilit qendrojne te pakten kater organizatore qe mendohet te jene nga qyteti i Fierit.

Kur mberritet ne Sarande dhe nga u niset?

Une vete jam nga Berati dhe kam qene se bashku me gruan dhe foshnjen e sapolindur. Ka pasur edhe shume te tjere. Kishim rene dakord qe te mblidheshim ne Fier dhe me pas te udhetonim per ne Sarande. Mberritem ne mbremje (dje) ne qytet dhe me pas udhetuam me mjete drejt Butrintit.

Kush ju ofroi ndihme per udhetim ne Greqi?

I njoh vetem si fytyra, madje kam fiksuar emrin e njerit prej tyre, quhej Bedri. Ishin te kater nga Fieri. Na thane se do te benim vetem nje cope rruge me varke, sa per te kaluar liqenin e Butrintit dhe matane do na priste nje anije a mjet lundrues qe nuk e di saktesisht.

Sa vete ishit?

Nga ana jone, emigrante ishim 24 persona qe u grumbulluam. Ishin nga qytete te ndryshme te vendit.

Sa vete keni qene ne varke dhe a do udhetonit ne nje rruge?

Nuk eshte bere nje rruge. Ka qene rruga e dyte qe do bente varka. Grupi i pare arriti te kalonte dhe ne ishim grupi i dyte. Por sapo u nis, barka filloi te fuste uje e te fundosej.

Sa vete keni qene mbi te?

Jo me pak se 11 persona, duke marre parasysh se grupi i pare kaloi matane. Mendoj se 12-13 persona kemi qene ne barke. Une u perpoqa te shpetoja time shoqe dhe foshnjen. Nuk pashe me se cfare ndodhi me tej.

Policia merr karakteristikat e te dyshuarve

Bedriu, personi qe i mbijetuari ka fiksuar si njeriun qe i kishte marre persiper, ishte rreth 27 vjec, i gjate dhe i holle, me floket biond dhe pak te rena ne pjesen e perparme te kokes. Ndersa kane qene edhe tre te tjere po organizatore te ketij trafiku. Per keto persona, njeriu qe humbi gruan dhe foshnjen ne fund te detit kujton disa prej tipareve, por shprehet se nese i sheh si fytyra mund t'i identifikoje menjehere. Nje grup hetimor ka nisur te mbledhe te dhena per organizatoret, identitetet e tyre dhe per te bere te mundur arrestimet.

Bardhyl Bejko

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›