E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, makina bie në lumin Drin. S'dihet për viktima

Një makinë tip benz është gjetur në ujrat e lumit Drin në hyrje të qytetit të Shkodrës. Polumbarë dhe forca të policisë dhe ambulance ndodhen në vendngjarje për të nxjerrë makinën. Nuk dihen sesa persona ndodhen në makinë. 

SHKODER- Një aksident ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në hyrje të qytetit të Shkodrës. Një makinë tip benz ka rënë në lumin Drin rreth orës 03.00 të ditës së sotme. Forca të policisë, ambulance dhe polumbarë janë në vendngjarje dhe po nisin punën për të nxjerrë makinën nga lumi. Nuk dihet se sa persona udhëtonin në makinë.

(s.g/BalkanWeb) 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›