E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i droges, pranga shqiptareve ne Itali

Forcat e policise italiane te Firences kane zhvilluar nje operacion te gjere kunder trafikut te droges, qe ka cuar edhe ne arrestimin e 31 personave.

Mes tyre jane edhe shtetas shqiptare, por emrat nuk behen te ditur.

Gjate operacionit u sekuestruan nje ton e 250 kg hashash, 2,5 kg kokaine dhe 500 gram amfitamina, qe ne treg do te kapnin vleren e 4 milione eurove.

Sasia e lendeve narkotike importohej nga Maroku dhe Spanja.

Hetimet kishin nisur dy vjet me pare nga policia, qe kishte rene ne gjurme te nje rrjeti trafikantesh shqiptare te shfrytezimit te prostitutave nga Shqiperia dhe Rumania.

Keta rezultuan se ishin perfshire edhe ne trafikun e droges.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›