Tragjedia e Costa Conkordia-s, gjykata italiane dënon pesë persona (FOTO)
Itali- Një gjykatë ka dënuar pesë persona për mbytjen e vitit 2012 të anijes ‘Costa Concordia’ Itali që shkaktoi disa viktima. Gjykatësi Peter Molino konfirmoi dënimet për 5 bashkë-të pandehurit me kapitenin Schettino: Ciro Ambrosio, Silvia Coronica, Jakobi Rusli Bin, Roberto Ferrarini dhe Manrico Giampedroni, të gjithë të akuzuar për vrasje të shumëfishtë dhe neglizhencë.
Timonieri i barkës, drejtori i hotelit në bord, dy oficerë detare dhe kreu i njësisë së kompanisë italiane të lundrimit mbi çështjet e krizës do të dënohet më vonë.
Tridhjetë e dy persona u vranë kur anija Costa Crociere u përmbys në ishullin e Giglio në janar 2012.
Gjykimi i kapitenit Francesco Schettino është shtyrë, pasi ai kërkoi testet elektrike në anije.

Ai është akuzuar për vrasje të shumëfishtë për shkaktimin mbytjes së anijes dhe braktisjen e anijes me mijëra persona ende në bord. Rasti i tij do të rifillojë më 23 shtator, pas pushimeve verore të Italisë.
Costa Cruises ka rënë dakord të paguajë një $ 1.3 milion gjobë në prill për të zgjidhur akuzat e mundshme penale. Shumica e udhëtarëve kanë pranuar tashmë kompensim prej rreth 11.000 secili, por grupet e mbetura të të mbijetuarve po kërkojnë për më shumë.
Costa Concordia ende qëndron e përmbytur pjesërisht, ndërsa ekipet punojnë për ta rikuperuar atë.
Dorina Bilbili/IDEA/