E Diel, 1 Nëntor 2026

Më 22 zgjidhet kreu i ri i PD-së, partia: Ja ku do të votojë anëtarësia

basha-dhe-olldashiTiranë- Anëtarësia e Partisë Demokratike do të votojë për të zgjedhur kreun e ri të saj ditën e hënë, në mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit.

Zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë bëhen më datë 22 korrik, ditën e hënë, nga ora 08.00 deri në orën 19.00. Vendvotimet janë përcaktuar dhe anëtarësia informohet pranë çdo dege të Partisë Demokratike në rrethe , apo çdo grup-seksioni në Tiranë. Këshilli Kombëtar dhe Deputetët me banim në Tiranë, votojnë në qendrën e votimit, në selinë e Partisë Demokratike,-njofton PD-ja.

Që pas dorëheqjes së Sali Berishës, Basha dhe Olldashi kanë zhvilluar takime me anëtarët e partisë së tyre në vend duke premtuar ringritjen e PD-së dhe kthimin me një fitore të fuqishme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›