E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Gërdecit, ekzekutimi i urdhërarresteve bredan 20:00

Të tjera rreth shkrimit Apeli uli denimin per Delijorgjin, Pinarin Sondazh: A ju duket vendimi i Gërdecit në një linjë me atë të 21 Janarit Durda: Gjyqtarë plehra VIDEO Familjarët: Jeta biznes për drejtësinë  Gerdeci ne fokusin e Shqiptarja.com TIRANE- Një ditë pas vendimit të formës së prerë dhënë nga Gjykata e Apelit për dosjen “Gërdeci” ende nuk janë ekzekutuar urdhër arrestet për të pandehurit. Burime për A1REPORT nga organi i akuzës thanë se urdhër ekzekutimet për të ndaluar personat e dënuar ku ndër ta pandehurit Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxolli, i kanë kaluar policisë së shtetit dhe është ky institucioni i cili duhet ti ekzekutojë.

Gjykata e Apelit vendosi të reduktojë dënimin për tre prej të akuzuarve kryesorë të tragjedisë së Gërdecit: Ylli Pinari nga 18 vjet dënohet me 15 vjet burg, ndërsa Dritan Minxhollit dhe Mihal Delijorgjit i reduktohet dënimi me 1/3.

Kështu Dritan Minxholli dënohet me 12 vjet burg ndërsa Mihal Delijorgji dënohet me 6 vjet e gjysmë, ndërsa me llogaritë e paraburgimit Mihal Delijorgji duket i privilegjuari i drejtësisë pasi thuajse i ka mbyllur llogaritë me drejtësinë.

Policia e Shtetit pritet të ekzekutojë urdhër arrestet brenda orës 20:00 të mbrëmjes së sotme, ndërsa menjëherë pas vendimit të djeshëm inspektorë të policIsë dhe komisariatet e kryeqytetit kanë bërë verifikimin fizik të të pandehurve duke shmangur ndonjë largim të mundshëm të tyre për t’u shmangur drejtësisë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›