Vrasje për Shën Valentin, vret të dashurën dhe pastaj veten
Të tjera rreth shkrimit FOTO Rama: 27 gra të vrara barbarisht, mijëra në shpirt Topalli: Vajza thyeni zinxhirët FOTO/"Kërceni" Afrikë, atleti paraolimpik vret të dashurën e ngatërroi për hajdut Ne Argjentinë, vajza martohet me vrasësin e motrës binjake
ERSEKE- Dita e dashurisë përfundon në tragjedi në qytetin e Ersekës. Antoneta Petriti, nëna e dy fëmijëve u ekzekutua nga Fatos Kapllani, i cili më pas vrau veten. Ngjarje e rëndë u shënua paraditen e sotme në apartamentin ku 32 vjeçarja jetonte së bashku me vajzën e saj 2 vjeçare dhe të ëmën 80 vjeçare.
Ngjarja u shënua rreth orës 10:30 minuta në apartamentin ku 32 vjeçarja banonte, kati i parë i një pallati në hyrje të Ersekës.
Korrespondentja jonë në Korçë, Dafina Ismaili e cila ka shkuar në vendngjarje raporton se mes 50 vjeçarit dhe Antonetës kishte pasur një lidhje jashtëmartesore e cila kishte zgjatur për 4 vjet. Vetë Antoneta kishte dashur t'i jepte fund lidhjes, ndërkohë që 50 vjeçari ishte kundër.
Vrasja është kryer me automatik Fatos Kapllani ishte shofer në Shërbimin Zjarrfikës, ishte i martuar dhe me dy fëmijë dhe me Antonetën kishte pasur marrëdhënie jashtëmartesore.
Mësohet se Antoneta ishte e divorcuar dhe jetonte me vajzën dhe të ëmën ndërsa djali i saj jetonte me të atin
(sg/shqiptarja.com)