E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e komisar Tahirajt, sot vendimi për Ilir Xhakjen

TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda do të japë sot vendimin për të akuzuarin si vrasës të kryekomisarit të Shijakut Ilir Xhakja.  Seancën e kaluar ai kërkoi gjykim të shkurtuar. Ndërkohë prokurori i çështjes Eugen Beci kërkoi të mos pranohet kjo kërkesë.

Ilir Xhakja është autori i ekzekutimit me breshëri automatiku të shefit të komisariatit të Shijakut Adem Tahiraj rreth orës 18:00 të 13 shtatorit 2012 në vendin e quajtur Katund Sukth të Durrësit, gjatë një operacioni kontrolli për armëmbajtje pa leje.

Shefi i komisariatit të Shijakut po kryente kontrolle rutinë ndaj makinave të dyshimta, kur edhe ndaloi makinën e Ilir Xhakjas, i cili ka qëlluar nga brenda makinës duke e lënë të vdekur kryekomisar Tahiraj.

Fillimi i gjykimit të Ilir Xhakjes u shty disa herë për mungesë të avokatëve mbrojtës.

(s.g/ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›