Meta në Beograd, Jeremic: Në Shqipëri ka minoritet serb
Zevendeskryeministri dhe ministri i jashtem Ilir Meta zhvilloi nje vizite dyditore ne Serbi me ftese te homologut te tij Vuk Jeremic. Ndersa e ka cilësuar si historike kete vizite kryediplomati serb, Vuk Jeremic gjate deklarates per mediat, deklaroi per here te pare se ne Shqiperi ekziston nje minoritet serb per te cilin Beogradit kërkon te njejten vëmendje dhe rendesi qe ai i kushton minoritetit shqiptar ne Luginen e Presheves.
“Serbia i kushton shumë vëmëndje Luginës së Preshevës dhe synon ta bëjë këtë pjesë më të begatë dhe më të integruar. Ndërkohë, gjendja e minoritetit etnik shqiptar është me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për Qeverinë e Serbisë. Edhe gjendja e minoritetit Serb në Shqipëri është me rëndësi jetike. Prandaj, unë shpresoj që minoriteti etnik Serb do të gëzojë të njëjtin status si dhe minoriteti etnik shqiptar këtu në Serbi dhe ne do të bëjmë gjithçka që qytetarët e këtij vendi dhe pakicat të jetojnë në paqe dhe begati”, tha Vuk Jeremic, minister i Jashtem i Serbise.
Nderkohe ky pretendim i ngritur per here te pare nga ministri i jashtem serb Jeremic, mori garancine e Zevendeskryeministri Meta se do te trajtohet sipas standardeve nderkombetare dhe me konkretisht do te marre përgjigje nga regjistrimi i ri i popullsise ne Shqiperi ku perfshihet edhe deklarimi i kombesise.
“Për sa i përket çështjes së ngritur nga Ministri Jeremiç, për ekzistencën e një minoriteti serb në Shqipëri, qëndrimi i Qeverisë time është shumë i qartë: çështja e ngritur do të trajtohet dhe verifikohet pas regjistrimit të ri të popullësisë, i cili do të jetë shumë transparent dhe konform standardeve evropiane. Të gjitha problemet e lidhura me minoritetet e vendeve, që më parë ishin pjesë e Republikës Federative Jugosllave, do të trajtohen përmes regjistrimit të popullësisë. Në mbarë Ballkanin, kombet tona janë diku shumicë dhe diku tjetër minoritet. E vetmja zgjidhje është të aplikojmë të njëjtat standarte evropiane për minoritetet”, tha Ilir Meta, zv.kryeminister, min i Jashtem.
Te dy homologet pranuan se persa i perket ceshtjes se Kosoves, Tirana dhe Beogradi ndajne qëndrime te ndryshme por bien dakord se perspektiva evropiane e rajonit te Ballkanit nuk përjashton asnjë prej vendeve.
“Për sa i përket Kosovës, Qeveritë tona kanë pozicione qartësisht të ndryshme. Por, nga ana tjetër, kemi rënë dakort se e ardhmja e mbarë rajonit është në gjirin e Bashkimit Evropian, duke mos lënë pas askënd”, tha Meta.
“Sot, marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë mbajnë barrën e rëndë të mospajtimit politik lidhur me statusin e Kosovës dhe Metohisë për të cilën ndërmjet Tiranës dhe Beogradit ka dallime shumë të mëdha; këto dallime nuk u ngushtuan as në bisedimet tona të sotme. Por, ajo çka në fakt ka dalë nga diskutimet tona, si diçka e mirë dhe pozitive është se ne duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet me qëllim që ta mbajmë të izoluar ndërmjet nesh këtë pikpamje të ndryshme”, u shpreh Jeremic.
Meta nga ana e tij vlerësoi se vizita e tij i sherben fillimit te nje ere te re te mardhenive mes Shqiperise dhe Serbise, energji te cilat do te kanalizon ne dobi te stabilitetit dhe integrimit ne rajonin e ballkanit. Shefi i diplomacise shqiptare u pritur me heret edhe nga presidenti Boris Tadic dhe zevendkryeministrat Bozhidar Gjeliç, dhe Ivica Daçiç.
Bledian Koka