E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e demontimit Topi viziton te lenduarit

Presidenti Bamir Topi ka vizituar  në Spitalin Ushtarak një nga të plagosurit e ngjarjes tragjike të një dite më parë në Poligonin e Asgjësimit të Municioneve në Bigaz të Skraparit.

Kreu i shtetit është  interesuar për gjendjen e të plagosurit Jetmir Dedaj, duke bashkëbiseduar edhe me mjekët të cilët janë duke ndjekur gjendjen e tij.Presidenti  vlerësoi lart punën e palodhur të mjekeve te urgjences dhe shprehu mirënjohjen për profesionalizmin e stafit mjekësor që po përkujdeset për të plagosurit.

“Une kam rastin te shpreh ngushellimet per te ndjerin, i cili humbi jeten ne kete ngjarje. Ky është një proces që ne po tentojme ta bejme sipas te gjitha standareve te NATO-s, por padyshim, si ne cdo profesion, sidomos ne kete profesion gjerat janë me shumë risk. Inkurajoj të gjithë njerëzit që merren me profesion që të kenë kujdesin e duhur në punën e tyre”, tha Topi.

Presidenti vizitoi edhe u interesua edhe per gjendjen shendetesore te Miranda Deharit, e lenduar dy dite me pare ne procesin e demontimit ne Polican.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›