E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksion i ri kunder regjistrimit

Pas dates 8 Maj, Aleanca Kuq e Zi do të ndërrmarrë një aksion kombëtar për të kundërshtuar jo vetëm regjistrimin e popullsisë në bazë të etnise dhe fesë, por edhe për të ndryshuar ligjin e gjendjes civile.

Ky ligj sipas përfaqesuesve të Aleancës i ka hapur shteg falsifikimit te kombesise.

“Një aksion kombëtar për cështjen e regjistrimit të popullsisë që bazohet mbi entinë dhe fenë do të ndërmerret pas zgjedhjeve”, tha Endrit Shabani, nga Aleanca Kuq e Zi.

Kesaj nisme i eshte bashkuar edhe koloneli  Myslym Pasha, njeriu qe denoncoi marreveshjen e ujrave me Greqine dhe qe sot kerkoi me shume pergjegjesi nga institucionet e shtetit.

Mbi 20 mije qytetare kane firmosur peticionon qe ka ne qender te tij, ndryshimine ligjit te gjendjes civile

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›