Tragjedia e shqiptareve, pronari i nderteses pranon fajin

Kuzhinieri 38-vjecar u tha policeve ne dhomen e tij te spitalit se kishte ndezur nje cigare. Menjehere me pas kishte ndodhur shperthimi, pasi dhomat ishin te mbushura me gaz. Vete i zoti i shtepise u hodh jashte nga forca e shperthimit, por gruaja shqiptare Angjelina Gjonaj dhe dy femijet e saj Dorina dhe Dorian nuk ia dolen.
Familjaret e tyre akuzuan publikisht pronarin se edhe here te tjera e kishte lene hapur rubinetin e gazit te sobes se tij. Hetimet vazhdojne edhe pas konfirminit te hipotezes se gazit nga vete pronari.
Deshmitaret thane se femijet ishin gjalle kur mberriten fqinjet e pare. Ne asfalt gjysme i zhveshur qendronte i zoti i shtepise qe therrste: “Zbritini femijet”. Por shembja e soletes se katit te dyte i dha fund jetes se tyre ne menyre tragjike.
Kryefamiljari Gezim Gjonaj nuk ndodhej ne ndertese, pasi kishte udhetuar nje dite para tragjedise per ne Shqiperi.