E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia ne Bulqize Drejtori i minieres Shperthimi mund te jete ngacmuar nga jashte

Tre nga minatoret e plagosur jane nisur ne gjendje te rende ne drejtim te Spitalit Ushtarak per te marre mjekimin e nevojshem.

Nje aksident i rende ka tronditur diten e djeshme minieren e Bulqizes. Si pasoje e shperthimit te gazit ne nje nga puset e minieres ka humbur jeten nje minator dhe jane plagosur tete te tjere. Per shkak te gjendjes se rende shendetesore tre prej te plagosurve jane nisur drejt Spitalit Ushtarak me helikopter per te marre mjekimin e nevojshem. Shperthimi i gazit ndodhi ne pusin numer 2 te nivelit te 17te minieres ku minatoret ishin duke punuar. 9 minatore jane plagosur dhe jane derguar fillimisht me urgjence ne spitalin e Bulqizes por per shkak te gjendjes se renduar eshte rekomanduar dergimi i tyre ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Drejt Bulqizes u nisen 2 helikoptere ku nje prej tyre po transporton 8 te plagosurit drejt Spitalit Ushtarak ne Tirane. Sipas inxhinierit te ashensoreve ne galeri jane futur 10 minatore por nuk dihet nese ne pusin nr 2 kane qene te dhjete apo vetem 9 prej tyre. Menjehere pas shperthimit 2 minatore rezultuan te zhdukur dhe 1 ore kerkimi 1 prej tyre u gjet i pajete ne pus kurse nje tjeter u nxor gjalle. Ne pusin ku ndodhi shperthimi i fuqishem dje paradite humbi jeten minatori Naim Shyti. Nderkohe eshte nxjerre igjalle nga galeria minatori tjeter qe konsiderohej i humbur Astrit Cupi. Minatori u nxor nga forcat e emergjences.

Pusi administrohet nga firma ACR ndaj se ciles minatoret prej 3 muajsh vijojne greva e protesta me qellim permiresimin e pagave dhe kushteve ne pune. RISHM dyshon se pati shperthim gazi te paparashikuar. Pas greves ne nivelin e 14 te minieres RISHM ditet e fundit ka bere inspektimin e ketyre minierave ku disa fronte pune i ka nxjerre te pafunksionueshme per shkak te mungeses se kushteve teknike. Nuk dihet nese ky pus ishte konstatuar me defekte ose jo.

Ngjarja

Ngjarja ne Bulqize ndodhi ne rrethana ende te paqarta por sipas drejtorit te minieres se Bulqizes Medat Zogu shperthimi duhet te kete ndodhur pas ndonje ngacmimi te mundshem. Sipas tij ne miniere para se te kryhen punime ne nje sektor maten niveli i gazrave. Ne nje deklarate te METE njoftohet se nje grup punetoresh te firmes ACR po kryente veprime brenda galerise te cilat nuk dihen nese per riparim apo po punohej ne kundershtim me urdhrin e METE. Nderkohe qe minatoret ndodheshin ne nivelin e 17 pra 200 metra larg zones ku kryheshin veprimet. Kane qene 2 punetore qe po kryenin matjet nje prej tyre dhe Naim Shyti 40 vjec minatori qe u gjet i vdekur ne miniere kurse minatori tjeter Astrit Cupi qe rezultonte i zhdukur u nxor nga miniera dhe u dergua ne spital ne gjendje te rende. Te demtuarit u nxoren nga koleget e punes ne siperfaqe dhe u nisen me urgjence ne spitalin rajonal per te marre ndihmen e pare. Per shkak te gjendjes se rende tre prej tyre Hajri Koci 50 vjec Barsi Toska 45 vjec Zaim Perkola 40 vjec u transportuan me helikopter ne drejtim te Spitalit Ushtarak ne Tirane.

Drejtori i minieres Shperthimi eshte ngacmuar nga jashte

Nderkohe vijojne hetimet per zbardhjen e ngjarjes drejtori i minieres Medi Zogu sjell versionin e tij se si mund te kete ndodhur ngjarja. Zogu beri te ditur se shperthimi i gazit nuk ka qene pa arsye. Dikush e ka ngacmuar ndonje shkendije gazi nuk shperthen nese nuk do ishte ngacmuar nga jashte. Sipas tij ne miniere para se te kryhen punime ne nje sektor matet niveli i gazrave. Zogu tha se nje grup i matjes se gazrave qe perbehet nga gazmates dhe punonjes ajrimi ka qene ne nivelin e 16 te minieres dhe kane kryer matjet e ajrimit kurse minatoret ndodheshin ne nivelin e 17 pra 200 metra larg zones ku kryheshin matjet. Sipas Zogut kane qene 2 punetore qe po kryenin matjet nje prej tyre dhe Naim Shyti minatori qe u gjet i vdekur ne miniere. Vala e shperthimit ka goditur minatoret qe ndodheshin larg zones ku ndodhi shperthimi.

Ministri Vasili Te plagosurit po marrin mjekimin e nevojshem gjendja nen kontroll

Minatoret e plagosur ne Bulqize te cilet jane duke marre nje trajtim te specializuar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane jane vizituar edhe nga ministri i Shendetesise z. Petrit Vasili. Pasi eshte interesuar per gjendjen e te plagosurve dhe ka komunikuar me stafin mjekesor ministri i Shendetesise deklaroi se dy rastet e renda qe jane transportuar drejt Tiranes po marrin nje trajtim te shpejte dhe profesional. Nderkohe qe gjendja e te plagosurve te tjere ne Bulqize eshte nen kontroll. Dy te plagosurit rende tashme jane ne trajtim mjekesor. Salla e operacionit eshte nje beteje me vete nese do ta quanim keshtu pasi ne cdo moment mund te perballesh me situata te reja. Mjeket po punojne nderhyrja mund te zgjase ne kohe ne e kemi te pamundur te bejme nje parashikim te plote. Ne cdo moment qe ato punojne mbi keta paciente mund te zbulojne dhe problematika te reja dhe ne baze te ketyre problematikave behet vleresimi i gjendjes dhe taktika qe do te ndiqet per kurimin e tyre. Primare dhe mbi te gjitha eshte beteja per te fituar jeten e ketyre pacienteve. Ekipi i mjekeve qe po merren me ngjarjen eshte nga me te miret ne vend dhe kete e them me pergjegjesi te plote - ka sqaruar Vasili. Sapo jane marre njoftimet e para ministria derguar dy helikoptere per transportimin e rasteve te renda drejt Tiranes per te marre nje ndihme me te specializuar per shkak te problematikes klinike qe shfaqnin. Te gjitha spitalet jane ne gatishmeri jo vetem Bulqiza qe ishte ndihma e pare por dhe Burreli si spital rajonal me i afert. Nderkohe nje grup me mjeke kirurge reanimatore jane nisur drejt spitalit te Bulqizes. Ne kohen me te shkurter te mundshme u arrit te transportoheshin rastet me te renda te cilat jane ne spitalin ushtarak sigurisht qe transporti i tyre eshte bere brenda nje kohe minimale. Pjesa tjeter e te plagosurve po ndiqen ne spitalin e Bulqizes por me specialiste te tjere te derguar nga Tirana - ka bere te ditur ministri i Shendetesise. Vasili ka theksuar se eshte duke ndjekur hap pas hapi situaten e cdo te semuri.

Prokuroria sekuestron dokumentet e ACR-se

Prokuroria ka sekuestruar dokumentet e kompanise ACR dhe te gjitha urdhrat e punes per hetimin dhe zbardhjen e plote te ngjarjes qe ndodhi ne minieren e Bulqizes ku nje minator humbi jeten nga shperthimi i gazit ne pusin numer dy nderkohe qe se paku 9 te tjere kane mbetur te plagosur. Tre prej tyre jane ne gjendje te rende te shtruar ne repartin kirurgjikal ne Spitalin Ushtarak. Nderkaq grupi i punes per shperthimin ne Bulqize po mbledh dhe analizon faktet qe cuan ne shperthimin e minieres.

Kole Nikollaj kerkon doreheqjen e ministrit te Ekonomise

Kreu i Konfederatave Kole Nikollaj ne nje konference per shtyp kerkoi doreheqjen e ministrit te Ekonomise Nasip Naco pasi sipas tij ka shperfillur kerkesat e minatoreve. Ne sot nuk mund te nxjerrim pergjegjesi u takon organeve te hetimit. Sindikata ka kohe qe solidarizohet me protesta e greva. Greva mbaroi por jo historia. Historia e Bulqizes eshte e dhimbshme e veshtire. Dhe sot situata shoqerohet me vdekje. Ministri sot mblidhet per te marre vendimet per te hequr licenca et.j ndaj do ishte e ndershme qe ministri te largohet nga detyra. Ne cdo vend ministri dorehiqet nga ngjarje te tilla vetem ne kine nuk dorehiqet. Nese jemi vend i qyteteruar duhet qe ministri te dorehiqet. Nderkohe qe dje krere te sindikatave vizituan ne Spitalin Ushtarak tre te plagosurit.

Rama Ne ne qeveri do te bejme drejtesi

Kreu i Partise Socialiste Edi Rama vizitoi dje tre minatoret e plagosur ne minieren e Bulqizes te cilet ishin shtruar ne Spitalin Ushtarak. Kreu socialist e cilesoi shperthimin e djeshem ne nje pus te minieres se Bulqizes si nje ngjarje ku fajtore eshte qeveria. Ai ngushelloi familjen e minatorit te vrare dhe duke u uruar sherim sa me te shpejte te plagosurve theksoi Solidarizohem me Bulqizen e me te gjithe sklleverit e korrupsionit qeveritar ne Bulqize. Me tej ne kete vizite te tij kryesocialisti pohoi se me ardhjen ne pushtet te Aleances per te Ardhmen sipas tij vendi nuk do te vuaje me ne fushen e drejtesise.



Bilanci i aksidentit

I vdekur

Naim Shyti 40 vjec

Te plagosurit ne Tirane

Hajri Koci 50 vjec

Barsi Toska 45 vjec

Zaim Perkola 40 vjec

Te plagosurit ne Bulqize

Xhelal Rusi 45 vjec

Agim Perkola 42 vjec

Luan Gjoka 48 vjec

Luan Lila 43 vjec

Kujtim Lami 47 vjec

Astrit upi 44 vjec

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›