E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia ne Fratar Krasniqi ngushellon Topin

Ushtruesi i detyres se presidentit te Republikes se Kosoves Jakup Krasniqi i dergoi nje telegram ngushellimi presidentit Bamir Topi pas aksidentit tragjik te se henes.

Duke shprehur ngushellimet per familjet e viktimave Krasniqi e cileson kete ngjarje jashtezakonisht te rende qe ka prekur te gjithe qytetaret e Kosoves.

Edhe kryeministri i Kosoves Hashim Thaci permes nje telegrami ngushellimi shprehu dhimbjen per humbjen e jeteve njerezore.

Qeveria dhe populli i Kosoves - thuhet ne mesazh - edhe ne keto momente te veshtira qendrojne prane jush per te ndare kete dhimbje te madhe.

Telegrame ngushellimi kane derguar edhe zyrtare te tjere te partive politike si Isa Mustafa e Bexhet Pacolli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›