E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapen portat e HEC-it

Reshjet e shiut gjate 24 oreve te fundit kane rritur ndjeshem nivelet e ujrave ne kaskadat e hidrocentraleve mbi lumin Drin.

Per te mos lejuar qe niveli te arrije ne pikat kritike per digat ne Hidrocentralin e Komanit dhe te Vaut te Dejee jane bere shkarkime te kontrolluara te cilat per momentin nuk kane pasur rrezik permbytje ne zonen e nenshkodres.

Konkretisht shkakime jane bere nga Komani me 600 meter kube per sekonde dhe nga Vau i Dejes me 540 meter kube per sekonde ndersa Fierza ende nuk e ka te nevojshme te beje shkarkime.

Situata me problematike ka qene ne hidrocentralin e Komanit ku niveli i ujit ne dige ka arritur vetem gjysme metri larg nivelit maksimal te lejuar te diges.

Prurjet gjate 24 oreve te fundit ne tre Hidrocentralet mbi Lumin Drin kane qene 2600 m3/s ndersa prodhimi i energjise ka arritur ne 21 milione kw/ore dhe aktualisht eshte duke u eksportuar energji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›