Tragjedia në Gjilan/ Valon Ramushi vrau bashkëshorten dhe kunatin, Nafijen e dërgoi më pas në urgjencë

Në fotografinë që shihni paraqiten Valon Ramushi dhe bashkëshortja e tij, Nafija, në dukje të lumtur. Por e premtja rezultoi tragjike për 30-vjeçaren, e cila u qëllua me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, i cili plagosi gjithashtu vëllain dhe xhaxhain e saj.
Nafija dhe i vëllai humbën jetën në vendngjarje, ndërsa xhaxhai i tyre mbeti i plagosur.
Sipas mediave në Kosovë, Nafija i kishte kërkuar divorcin Valon Ramushit. Pas ngjarjes së rëndë, ai u dorëzua në polici.
Detaje të tjera nga tragjedia bëhen të ditura përmes raportimeve në mediat kosovare. Pasi qëlloi bashkëshorten, Ramushi e dërgoi atë në urgjencën e spitalit, por 30-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte.
Ndërkohë, Valon Ramushi raportohet se ishte një biznesmen i njohur në zonë, ku drejtonte kompaninë “Loni Therm”.