Tragjedia në Greqi, video nga momenti i përplasjes së dy trenave, ndodheshin në të njëjtën linjë

Ora shënonte 23.21 e datës 28 shkurt kur jeta e 350 pasagjerëve që ndodheshin në trenin e nisur nga Athina për në Selanik, ndryshoi përgjithmonë.
Treni i pasagjerëve dhe një tren i mallrave u përplasën kokë më kokë, duke u marrë jetën të paktën 40 personave dhe plagosur 85 të tjerë. Kjo tragjedi është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku mediet greke kanë publikuar momentin e përplasjes së dy trenave.
Nga video vihet re se trenat ishin në të njëjtën linjë, duke u përplasur kokë më kokë. Nuk dihet ende arsyet se pse trenat nuk ishin koordinuar për lëvizjen, por deri tani kreu i stacionit të Larisës ka pranuar fajin.
Momenti i përplasjes së dy trenave
Vijojnë ende kërkimet për persona të bllokuar nën rrënoja.
Për të parë videon e plotë të përplasjes klikoni këtu.
Momenti i përplasjes së dy trenave
/rtsh.al/