Tragjedia në Himarë, Mihaj: 5 studente në terapi intensive| |
Të tjera rreth shkrimit FOTO FOTO VIDEO - Tragjedia Dashuria e prerë në mes | Minutat e tmerrit Aksidenti, çfarë ndodhi dje minutë pas minute Rrok Mirdita mesazh ngushëllimi familjeve Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë aksidentin Fatkeqë edhe në fatkeqësi- Nga Arben Rrozhani Në kërkim të motrës, Silvana: Nuk e gjej në Tiranë e Vlorë Shoferi një ish basketbollist Studentët: Ishte i qetë në timon FOTO-Lot e qirinj në Universitetin "A.Xhuvani" Audio-Dëshmitari: Ja si e pamë tragjedinë Prishtina ngushëllon Tiranën Tragjedia në Llogora, 23 vjet më parë VIDEO - Tragjedia e 22 nëntorit 1989
HIMARE/TIRANE – Shqipëria mban sot zi kombëtare për humbjen tragjike të 13 studentëve, ndërsa u plagosën 20 të tjerë, pjesë e ekspeditës gjuhësore të studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan të cilët udhëtonin me autobus nga Vlora drejt Himarës. Aksidenti ndodhi dje pasdite në orën 16: 15 minuta dhe viktimat janë 11 vajza, dhe 2 meshkuj, mes të cilëve shoferi i autobusit. Mjekët e Spitalit Ushtarak bëjnë të ditur se 11 studente ndodhen në gjendje të rëndë në reanimacion. Në gjendje më kritike, është Florie Peçi. “Studentja ndodhet në koma dhe jeta e saj varet në fije të perit”- bënë të ditur burime nga Spitali Ushtarak për TV A1 REPORT. Në gjendje të rëndë janë dhe tre studente të tjera, ndërsa më e stabilizuar paraqitet shëndeti për 7 studente.
ORA 10: 20 – AMBASADA AMERIKANE: NGUSHËLLIME PËR HUMBJET
Ambasadori Arvizu dhe i gjithë personeli i Ambasadës së SHBA në Tiranë dëshirojnë të shprehin hidhërimin e tyre të thellë dhe ngushëllime të sinqerta për ata që humbën njerëzit e tyre të dashur në aksidentin tragjik që ndodhi dje afër Himarës. Për të gjithë ata që i mbijetuan aksidentit, mendimet dhe lutjet tona janë për shërimin tuaj të shpejtë.
ORA 10:00 BERISHA NDËRPRET VIZITËN NË SHBA
Kryeministri Berisha ka anuluar takimet e parashikuara gjatë vizitës së tij në Çikago dhe po kthehet në atdhe. Zyra e shtypit e kryeministrisë ka bërë të ditur se kryeministri do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit në orën 14 dhe menjëherë do të udhëtojë drejt Elbasanit për të vizituar familjet e viktimave. Është parashikuar që në orën 15.30 kryeministri të jetë në qytetin më të goditur nga tragjedia e pasdites së djeshme ku me 13 viktimave, 7 prej tyre ishin nga ky qytet.
Ora 09: 48 STUDENTET NE REANIMACIONIN E SPITALIT USHTARAK
Në Spitalin Ushtarak në reaminacion ndodhen Elda Baka, Briselda Gubere, Shegushe Haka, Griselda Zeneli, Dorjana Kumria, Antonta Tace, Florie Peci, Kaltra Pollozhani, Blerina Cereni, Alma Deda, Anisa Cobaj, Mirsie Biba, Ifsjana Karriqi. Në urgjencën e përgjithshmë është studentja Elda Shtylla
ORA 09: 40 : DREJTORI I SPITALIT USHTARAK: 5 STUDENTE NE TERAPI INTENSIVE
Drejtori i Spitalit Ushtarak Bedri Mihaj deklaron dëmtimet që kanë pësuar vajzat janë goxha serioze, por është shprehur optimist për mbarëvajtjen e shëndetit të tyre. Për 5 vajza ndërhyrja kirurgjikale ka qenë e domosdoshme dhe është kryer nga mjekët shqiptarë. Ndërkohë që njëra është operuar në Spitalin amerikan.
“Si aksidenti i madh që ishte edhe dëmtimet pothuajse të të gjitha rasteve janë goxha serioze, por sot gjëndja duket me shumë optimizëm e shumë shpresë. Dy raste që konsiderohen më të rënda janë me parametra të stabilizuar dhe do të vazhdojë ndjekja e tyre në mënyrë të pandërprerë. Duke i përsëritur skanerat, bilancin biokimik, dhe terapi të rreptë intensive. Mbas orës 22:00 kanë ardhur dhe persona vip të cilët kanë dhuruar gjak por 0- dhe A- . Ishte solidaritet i madh dhe solli një numër të kosndierueshëm njerëzish që dhuruan gjak. Po ashtu 60 ushtarë janë të gatshëm për të dhuruar sot gjak. Sot do të vazhdojë dhurimi i gjakut. Por nevojat i kemi plotësuar. Ndërhyrjet kirurgjikale të domosdoshme në 5 raste janë bërë nga ekipet tona. Nuk gjykojmë që ka raste për ndëryrhje të re. Ato janë në terapi intensive dhe ne do ia dalim atyre. Edhe sikur të ketë indikacion për të dalë nga reanimacioni, sot do i mbajmë aty. Ne jemi optimist, i kemi nën kontroll. Një gocë me dëmtime më të mëdha të mëlqisë, kishte hemorragji të madhe, por ia dolëm të rikonstruktonim mëlqinë. Një tjetër kishte dëmtime të shpretkës, tjetra dëmtime të aparatit urinar. Nga ana teknike konsiderohen si raste të zgjidhura dhe nuk do ketë pasoja të invaliditetit. Një nga vajzat është operuar në Spitalin Amerikan."- deklaroi Mihaj në një prononcim për median para Spitalit ushtarak.
ORA 08:26 FLORIE PEÇI NE KOMA, 3 STUDENTE TE TJERA RENDE
Mjekët e Spitalit Ushtarak bëjnë të ditur se 11 studente ndodhen në gjendje të rëndë në reanimacion. Në gjendje më kritike, është Florie Peçi. “Studentja ndodhet në koma dhe jeta e saj varet në fije të perit”- bënë të ditur burime nga Spitali Ushtarak për TV A1 REPORT. Në gjendje të rëndë janë dhe tre studente të tjera, ndërsa më e stabilizuar paraqitet shëndeti për 7 studente.
ORA 07: 59 DY STUDENTE NE SPITAL USHTARAK NE GJENDJE TE RENDE
Burime nga Spitali Ushtarak, i bënë të ditur Tv A1 REPORT se mbetet kritike gjenda shëndetësore e dy studenteve. Vajzat (për momentin nuk dihen emrat) ndodhen në terapi intensive. Në Spitalin Ushtarak mjekët thonë se 12 nga 15 studentët, që mbërritën dje pasdite, ndodhen në gjëndje shumë të rëndë. Mjekët thonë se ata kanë dëmtime në çdo pjesë të trupit dhe 24 orët e ardhshme do të jenë përcaktuese për ecurinë e shëndetit të tyre. Gjatë natës policia identifikoi viktimat dhe të plagosurit.
ORA 07:41- VLORE, FAMILJARET TEHEQIN TRUPAT NGA MORGU
Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm trupat e 11 vikimave që ishin vendosur në morgun e Vlorës janë tërhequr nga familjarët e tyre për të zhvilluar ceremoninë mortore.
ORA 06: 10 QEVERIA PERBALLON SHPENZIMET E CEREMONISE MORTORE, NE OREN 12:00 NJE MINUTE HESHTJE
Sot në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë dhe në orën 12.00 të mbahet një minutë heshtje. Radio-Televizioni Publik Shqiptar gjatë ditës të transmetojë muzikë funebre. Ministria e Brendshme është ngarkuar të përballojë shpenzimet e varrimit të viktimave.
ORA 02:19- IDENTIFIKOHEN TE GJITHA VIKTIMAT E AKSIDENTIT NE HIMARE
Janë identifikuar të gjitha viktimat që ndodhen në morgun e qytetit të Vlorës dhe spitalin Ushtarak të Tiranës pas aksidentit të rëndë që ndodhi në aksin rrugorë Vlorë-Himarë.
TE VDEKUR
Juliana Tola nga Elbasani
Elsa Daka nga Elbasani
Armand Halilaga nga Kavaja
Denisa Guzi nga Gramshi
Fabiola Shehi nga Tirana
Ermira Mana nga Elbasani
Lindita Kabashi nga Elbasani
Joana Debinja nga Lushnja
Eriola Xhoi nga Elbasani
Aurora Molla nga Pogradeci
Pëllumb Cela nga Elbasani
Doriana Stafa nga Kruja
Eranda Baloshi nga Elbasani
TE PLAGOSURIT
Ndërsa, Kaltra Pollozhani, Alma Deda, Eranda Bato, Antoneta Taçe, Doriana Kumria, Anisa Çobaj, Shegushe Haka, Elsa Shtylla, Ifsjana Karriqi, Mirsie Biba, Besjana Dani, Briselda Gubere, Florije Peci, Blerina Çereni, Griselda Zeneli po kurohen në spitalin Ushtarak në Tiranë. Pjesa tjetër e studentëve që vijon më poshtë janë në gjendje më të mirë shëndetësore po kurohen në Vlorë. Elidona Gjinaj, Enkela Daja, Ticiana Hysa, Juliana Kuqi, Ergita Opingari, Adjola Musaka, Liri Hasa, Besjana Xheneti, Adisa Çela, Anisa Hysa. Në gjendje shumë të mirë shëndetësore paraqitet Arta Ballabani, e cila është në spitalin e Himarës.
ORA 01:09- TERHIQET MINISTRIA E SHENDETESISE: VIKTIMAT JANE 13
Pas deklaratës së ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili që numri i viktimave në aksidentin në Himarë është 14-të, ka pasur një kakofoni të numrit të saktë të shifrave. Pasi në morgun e qytetit të Vlorës ishin 11-të dhe në spitalin Ushtarak 2 viktima. Kjo ka bërë që ministria e Shëndetësisë të tërhiqet dhe të korigjonte numrin e saktë duke deklaruar që numri i saktë për momentin është 13 viktima.
ORA: 01:00 VIKTIMAT NE MORGUN E VLORES ME IFA USHTRIE, VENDOSEN NE LAVANDERI
Dy ifa të ushtrisë dhe po ashtu edhe dy autoambulanca të ushtrisë gjysëm ore pas mesnate kanë sjellë trupat për në morgun e Vlorës nga ku do të bëhen edhe verifikimet e nevojshme. Por ato nuk kanë shkuar në morg, por në lavanterinë e spitalit. Sepse sipas informacioneve nga spitali i Vlorës, në morgun e këtij spitali ka vetëm dy vende. Ndërkohë drejtori i Vlorës Shkëlqim Selmani deklaroi në mbrëmje për “shqiptarja.com” se identifikimi i viktimave do të bëhet përgjatë gjithë natës. “Procesi është i vështirë sepse trupat e studentëve kanë shumë dëmtime. këtu janë familjarë të tyre por edhe rektori i universitetit të Elbasanit” deklaroi Selmani. Në spitalin e Vlorës ndodhej edhe rektori i Universitetit të Elbasanit Liman Maroshi, si dhe dy pedagogë të cilët ndihmuan në identifikimin e studentëve. Viktimat kanë pësuar dëmtime të rënda në trup, çka vështirëson edhe identifikimin e tyre.
ORA 00:39- MINISTRI I SHENDETESISE PETRIT VASILI: VIKTIMAT JANË 14
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili numri i viktimave në aksidentin e Himarës ka arritur në 14-të. Viktima e fundit është Dorina Stafa, e cila nuk ka arritur që të mbijetojë pas plagëve të rënda të pësuara nga rrëzimi i autobuzit.
ORA 00:09- POLICIA: IDENTIFIKOHET NJË TJETËR E PLAGOSUR, FLORIE PECI
Policia e shtetit bëri të ditur se “është identifikuar dhe një tjetër shtetase që po kurohet ne spitalin Ushtarak në Tiranë Florie Peci, ndërkohë që ka mbetur akoma paidentifikuar një shtetase që ndodhet në morg”.
AKSIDENTI TRAGJIK
Ne orën 156: 45 minuta të 21 majit 2012, autobusi me targa EL 2274 B që drejtohej nga shoferi Pëllumb Çela doli nga rruga duke përfunduar në një greminë rreth 80 metra të thellë. Drejtuesi i autobusit është konfirmuar që në minutat e para që ka humbur jetën, ndërsa bilanci i studentëve të vdekurve u shtua orë pas ore. Të gjithë studentët në autobuzin e përmbysur kanë qenë vajza të cilat studionin për Letërsi në Universitetin "Aleksandër Xhuvani". Viktimat ishin duke u kthyer nga një ekspeditë mësimore me temë në “kërkim të fjalës”. Në ekspeditë ishin nisur dy autobusë me rreth 120 studentë të Universitetit. Ndërkohë që u aksidentua vetëm njëri prej autobusëve.
Ndihmën e parë për të aksidentuarit e dhanë udhëtarit e një autobuzi me targa greke, ndërsa më pas në vendngjarje mbërritën forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të Repartit Delta Force dhe të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore si dhe banorë të zonës.Fotot dhe videot e sjella në redaksinë e “Shqiptarja.com” dhe TV A1 REPORT kanë qenë tejet shokuese.
(sg/db/shqiptarja.com)