E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, ne Samitin e 25-te te NATO-s ne Cikago



Kryeministri Berisha, i cili ndodhet ne Cikago, SHBA, per te marre pjese ne Samitin e 25-te te Aleances se Atlantikut te Veriut (NATO), ka qene dje i pranishem ne pritjen zyrtare te kryetareve te shteteve dhe qeverive, ne Mcormick Place, nga Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, dhe mikpritesi i Samitit, Presidenti i SHBA-se, Barack Obama. Me pas, Kryeministri Berisha mori pjese ne sesionin e hapjes se mbledhjes se Keshillit te Atlantikut te Veriut (NAC). Para nisjes se tij, u perkujtuan me nje ceremoni ushtarake dhe nje minute heshtje ushtaraket e NATO-s te rene ne krye te detyres, gjate operacioneve te Aleances, nje prej te cileve eshte edhe kapiten Feti Vogli. Mbledhja e NAC (Keshillit te Atlantikut te Veriut) u hap me fjalen e Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, Rasmussen, dhe fjalen pershendetese te Presidentit Obama. Ne takim moren fjalen nje numer lideresh te vendeve anetare te Aleances. Ne kete sesion u diskutua per sfidat e sigurise globale, me te cilat perballet Aleanca, nevojen per te zhvilluar dhe modernizuar kapacitetet mbrojtese ne kushtet e nje krize financiare globale dhe te shkurtimit te buxheteve. Ne takim u theksua nevoja per rritje te eficiences se perdorimit te burimeve nepermjet bashkimit te resurseve dhe menaxhimit te perbashket te tyre. Ne takim u diskutua ne lidhje me zhvillimin e doktrines se Mbrojtjes se Zgjuar, e cila eshte ne qender te modernizimit te NATO, si dhe sistemeve perkatese, mbrojtjen nga rreziku i sulmeve balistike nepermjet vendosjes se nje sistemi te perkohshem te mbrojtjes raketore, si dhe bashkepunimi me partneret e Aleances anembane globit. Ne kete kuader u miratuan nje numer projektesh shumekombeshe qe do te mundesojne arritjen e objektivave per nje NATO te vitit 2020 me forca te mirekoordinuara, te trajnuara dhe mirepajisura per te perballuar sfidat e shekullit XXI. Ne perfundim te sesionit, lideret e Aleances miratuan disa nga dokumentet me te rendesishme te Samitit. Dita e pare e Samitit te 25-te te NATO-s qe po zhvillohet ne Cikago u mbyll me darken qe Presidenti i SHBA-se, Barak Obama, kishte organizuar per nder te kryetareve te shteteve dhe qeverive pjesemarrese ne Samit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›