Reforma Zgjedhore, peng e hapjes se kutive dhe KQZ-se Rozeta Rapushi
Partite politike jane prane kompromisit per te vendosur perfundimisht mbi perdorimin e teknologjive ne zgjedhjet e ardhshme lokale. Por ngerci ne Komisionin e Posacem te Reformes Zgjedhore, vijon te jete perberja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe hapja e kutive te materialeve zgjedhore. Eksperti socialist i komisionit, Bledar Cuci, pohoi dje faktin se kapitulli per perdorimin e teknologjive diten e votimit, sic eshte numerimi elektronik i votave, eshte ne prag kompromisi mes perfaqesuese te PD dhe PS. Ai pohon se vazhdojne negociatat dhe shpjegon zgjidhjen qe kane gjetur palet per te kenaqur keshtu edhe ODHIR-in. "Kontaktet mes paleve jane te vazhdueshme, kemi nje konsensus. Per verifikimin e kartave te identitetit vendosem qe te heqim dore nga transmetimi on-line i te dhenave ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve diten e votimit, pasi ketu ishte e fokusuar me shume kritika e ekspertit te ODIHR per kete ceshtje. Perdorimi i skanereve optike, sigurisht qe rame dakord qe le ta fillojme me nje pilotim, te shohim si do te shkoje sistemi dhe me pas ta shtrojme', - u shpreh Cuci. Por ndonese duket se po hidhen hapa pozitive ne kete aspekt, ceshtje problematike mbeten ende perberja e KQZ-se, si dhe hapja e kutive ne procesin ankimor. Cuci pohoi se selia roze mbetet e vendosur ne kerkesat e saj per sa i perket ketyre ceshtjeve, qe per Partine Socialiste lidhen ngushte me mbarevajtjen e nje procesi te rregullt zgjedhor. "Per ceshtjet qe cenojne pastaj thelbin dhe qe si te thuash ndikojne ne garancite qe duhet te jape i gjithe procesi per palet, atehere aty nuk tolerohet dhe nuk mund te japim apriori per konsensusin tone", - tha Cuci. Eksperti i majte, pohoi faktin se kontaktet mes paleve jane te vazhdueshme, ndonese afati parimisht i percaktuar edhe nga nderkombetaret tashme eshte deri ne date 24 maj.
Komisioni Posacem i Reformes Zgjedhore perfundoi mandatin e tij me 15 maj. Afat ky i shtyre per te disaten here me vendim te Kuvendit. Ne pritje te nje tjeter vendimi nga palet, Komisioneri Europian per Zgjerimin, Stefan Fyle, artikuloi daten 24 maj, si afat per perfundimin e reformes, duke qene se ne kete date nis procesi i zgjedhjes se Presidentit te Republikes.
Komentet e ODIHR per komisionin e reformes
Vetem pak dite me pare, ekspertet e ODIHR depozituan ne Komisionin e Posacem te Reformes Zgjedhore komentet perkatese per kapitullin e numerimit elektronik te votave. Sipas tyre, aplikimi i procesit te numerimit elektronik te votave do te ishte i nxituar per t'u perdorur ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke qene se vendi yne nuk ka eksperience ne aplikimin e saj. Ne nje kohe kur komisioni vendosi paraprakisht qe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te realizohej numerimi elektronik i votave. Tashme palet po kerkojne nje rruge te mesme per aplikimin e teknologjise se re ne zgjedhje.