Durrës, plagos kushëririn, bie në pranga
Një person ka mbetur i plagosur pasditen e së dielës në qytetin bregdetar të Durrësit, ndërsa në pranga shumë shpejt ka rënë dhe autori i krimit.
Sipas policisë, shtetasi Eduard Furriku 17 vjeç është qëlluar me armë zjarri nga kushëriri Blerim Furriku, 18 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit të Durrësit.
17-vjeçari është transportuar menjëherë për në spitalin rajonal, ndërsa duke iu referuar bluzave të bardha, i riu ka marrë një plumb në kokë dhe gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.
M.Brunga