E Martë, 3 Nëntor 2026

Tragjedia në Koçan, Berisha: Lutemi për shërim sa më të shpejtë të të plagosurve

TIRANË, 16 mars /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen e rëndë që ndodhi në qytetin Koçan në Maqedoninë e Veriut, ku ra zjarr në një diskotekë dhe për pasojë humbën jetën të 59 persona si dhe u lënduan shumë të tjerë.

“Një tragjedi e rëndë në Maqedoninë e Veriut. Në një diskotekë në qytetin Koçan, Maqedonia e Veriut, 51 të rinj, të moshave 14-25 vjeç, humbën jetën tragjikisht nga zjarri, ndërsa 118 të tjerë pësuan djegie të shkallëve të ndryshme dhe helmim nga monoksidi i karbonit. Ndër ta, 18 janë në gjendje të rëndë”, shkruan Berisha.

“Me këtë rast, shpreh ngushëllimet më të ndjera të mia dhe të Partisë Demokratike për familjet e viktimave, si dhe solidaritetin tonë me autoritetet lokale dhe qendrore të Maqedonisë së Veriut”, shkruan Berisha në një postim në rrjetet sociale.

Berisha shkruan më tej “lutemi për një shërim sa më të shpejtë dhe të plotë të të plagosurve në këtë tragjedi të tmerrshme”.

Fatkeqësia ndodhi në Koçan, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit Shkup, ndërsa një grup i njohur vendas po performonte në klubin e natës. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›