E Martë, 3 Nëntor 2026

Deklaratat e Berishës për TikTok, Rama: Mbroni fëmijët, thani kënetën me votë

TIRANË, 16 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ironizoi sot me bufin e kënetës deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë protestës dje në Tiranë kundër mbylljes së aksesit në platformën TikTok.

Rama publikoi në rrjetet sociale një video me buf, teksa dëgjohet kreu i PD-së që i drejtohet një fëmije duke i thënë se “në 12 maj gjyshi do të hapë TikTok”.

“Mbroni fëmijët. Thani kënetën me votë”, shkruan Rama krahas videos.

Opozita zhvilloi mbrëmjen e djeshme një protestë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kundër mbylljes së platformës sociale TikTok.

Kryeministri Rama ka ironizuar në vijimësi deklaratat e kreut të PD-së përmes bufit të kënetës, një specie sipas tij, që “konsiderohet shumë armiqësore ndaj diversitetit”.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›