Tragjedia në Koçan, zv.ministrja Çepe: Solidaritet me Maqedoninë e Veriut në këtë moment zie

TIRANË, 20 mars/ATSH/ Në emër të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, zëvendësministrja Silda Anagnosti Çepe nënshkroi sot librin e ngushëllimeve të hapur në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Tiranë, për viktimat e zjarrit tragjik në Koçan.
Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme u shpreh se “Shqipëria qëndron në solidaritet me Maqedoninë e Veriut në këtë moment zie”.
“Mendimet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën dhe me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi”, shkruan ajo në librin e ngushëllimeve.
Maqedonia e Veriut ka filluar sot varrosjen e viktimave të zjarrit të tmerrshëm në një klub nate që vrau 59 persona në qytetin e vogël lindor të Koçanit, ndërsa plagosi rreth 200 persona.
/m.m/r.e//a.f/