Tragjedia në Tissa, shkon në 8 numri i viktimave
PRISHTINE-EULEX ka njoftuar se janë identifikuar edhe dy viktima që i përkasin tragjedisë së Tisës. Me këtë, numri i viktimave arrin në tetë, ndërsa tetë të tjerë konsiderohen ende të zhdukur. Të mbijetuarit e vetëm deri tani zyrtarisht janë shtetasi Blerim Rama dhe 2 fëmijët e tij 3 dhe 1 vjec.
“EULEX dëshiron të njoftojë se në mëngjesin e së shtunës, edhe dy viktima nga rasti i lumit Tisa janë identifikuar nga Departamenti i krimit të organizuar të Policisë së Kosovës. Viktimat e identifikuara këtë mëngjes janë një grua dhe një fëmijë”, thuhet në një njoftim të EULEX’it.
Sipas këtij njoftimi, identifikimi është bërë falë shkëmbimit të frytshëm të informacioneve ndërmjet Prokurorit Special të EULEX’it, Francesco Mandoi dhe Prokurorit Special të Serbisë.
Tashmë, trupat e pesë viktimave që janë zbuluar nga autoritetet serbe janë identifikuar. Në total, deri më tani, tre trupa janë gjetur në pjesën hungareze të lumit ndërsa pesë në anën serbe, te tjeter kosniderohen ende te zhdukur. Të mbijetuarit e vetëm deri tani zyrtarisht janë shtetasi Blerim Rama dhe 2 fëmijët e tij 3 dhe 1 vjec.
Klandestinët kosovarë u mbytën natën e 16 tetorit në lumin Tisa që ndan serbinë me Hungarinë. Në anijë ndodheshin 19 klandestinë, shtetas të Kosovës që tentonin të emigronin në vendet e BE duke kaluar përmes Hungarisë. Për këtë cështje policia e Kosovës dhe EULEX kanë nën hetim 4 persona por asnjë në pranga.
(d.b/Express/BalkanWeb)