Bill Clinton nesër në Kosovë, shteti përgatitet ta presë
PRISHTINE-Kosova përgatitet të presë nesër më 1-Nëntor me bujë ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton. Me rastin e vizitës së presidentit Bill Clinton në Kosovë, presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka ftuar institucionet dhe qytetarët e vendit për t’i bërë një pritje madhështore këtij miku të madh të vendit tonë.
“Republikën e Kosovës nesër e viziton Presidenti Bill Clinton, njeriu i cili i priu angazhimit më të madh humanitar të botës moderne për ta shpëtuar popullin e Kosovës nga zhbërja fizike. Duke i pasur parasysh meritat e tij të jashtëzakonshme për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si president i vendit, ju ftoj që këtë të diel t’i bëjmë një pritje madhështore, ashtu siç na ka hije, Presidentit Clinton”, thuhet në mesazhin e presidentit Sejdiu.
Sejdiu ka ritheksuar mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Republika e Kosovës do t’u jetë përherë mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Clinton, i cili, në çastet në të rënda të historisë sonë, udhëhoqi aleancën e madhe të vendeve demokratike e liridashëse të botës për ta ndaluar makinerinë gjenocidiale të Milloshevicit, e cila po e dëbonte popullin e Kosovës nga vatrat e veta, si dhe po i shndërronte fshatrat e qytetet tona në tokë të djegur”, ka vijuar presidenti Sejdiu.
Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, nesër më 1 nëntor, pritet të mbërrijë për vizitë në Kosovë, për të marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së tij. Shtatorja e ish-presidentit amerikan do të përurohet në bulevardin që mban emrin e tij në Prishtinë.
Kreu i ekzekutivit të Kosovës Hashim Thaci me rastin e kësaj vizite premtoi një pritje madhështore për mikun amerikan. Ai tha se Clinton është “njeri i madh, i cili ka bërë shumë për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës”.
Kryeministri Thaçi po ashtu si Sejdiu ftoi qytetarët që të mblidhen të dielën në sheshin “Bill Clinton”, ndërsa falënderoi të gjitha qeveritë e SHBA-ve për përkrahjen e dhënë popullit kosovar. Po ashtu, u bë e ditur se ish-presidenti Clinton do t’u drejtohet me një mesazh edhe qytetarëve të Kosovës.
"Vizita e tij në Kosovë, siç tha kryeministri Thaçi, është e para në Kosovën e pavarur, por jo e para në Kosovën e lirë".
Shtatorja e ish-presidentit Bill Clinton është vendosur në sheshin që mban emrin e tij në Prishtinë, në fillim të këtij muaji. Zbulimi i saj është shtyrë, për shkak të axhendës së zënë të ish-presidentit Clinton. Shtatorja e punuar nga skulptori Izeir Mustafa, është e derdhur në bronx peshon 900 kg dhe është e gjatë 3 metra.
(d.b/BalkanWeb)