E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roskovec,protestë për vrasjen e Xhindit:Të zbardhet krimi

Ata kanë kërkuar që të zbardhet vrasja e deputetit. Banorët kanë firmosur një peticion, me anë të të cilit bëjnë një kërkesë për zbardhjen e vrasjes. Ky peticion do t’iu dërgohet krerëve më të lartë të shtetit, si presidentit Bamir Topi dhe kryeministrit Sali Berisha.

Deputeti i PS-së, Fatmir Xhindi u vra më 2 maj të këtij viti fare pranë banesës së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00 të asaj kohe, dhe që prej atij momenti askush nuk di kush janë autorët. Edhe pse organet e specializuara kanë vijuar hetimet gjatë gjithë këtyre muajve, ende nuk është arritur në etiketimin e një të akuzuari për këtë ngjarje.

Shumë persona janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshmi, por askush nuk ka deklaruar gjer më sot se kush mund ta ketë vrarë Fatmir Xhindin. Rreth krimin u hodhën shumë hipoteza nga Prokuroria, por fakti që nuk është arritur tek autori, e bënë të dyshimtë çdo hipotezë për vrasjen e ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›