E Martë, 3 Nëntor 2026

Tragjike në Bulqizë! Përplaset makina me 6 familjarë, vdes nëna, rëndë 1 nga 4 fëmijët

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin e Rrugës së Arbrit, Bulqizë-Shupenzë, ku si pasojë një grua ka hunbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur ura e qytetit Valikardhe, ku një mjet tip fuoristradë, më të cilin udhëtonte një familje, burrë e grua dhe katër fëmijë, ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën nëna, e identifikuar si Matilda Zogu dhe është plagosur rëndë një nga katër fëmijët.

Babai i familjes është identifikuar si Edmir Zogu.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›