E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjike në Rrogozhinë, humb jetën 2-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Rrogozhinë. Një vajzë e mitur, vetëm 2 vjeç, u përplas nga një makinë dhe për pasojë ndërroi jetë.

Ngjarja ndodhi teksa një 24-vjeçar u përpoq të kthente makinën për në rrugën e lagjes.

Në atë moment ai ka goditur të voglën, e cila humbi jetën menjëherë. Policia ka shoqërua shoferin për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›