E Diel, 1 Nëntor 2026

U arrestuan nën dyshimin se fshehën të dhëna që inkriminonin Muçi Shaljanin, gjykata liron dy policët

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë dy policiët që u arrestuan nën dyshimin se fshehën të dhëna që inkriminonin Muçi Shaljanin për ti hapur rrugë rekrutimit të tij në Agjensinë e Mbikqyrjes Policore.

Gjykata Penale e Tiranës ka konkluduar se arrestimi i dy efektivëve të Komisariatit nr. 3, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi, ishte i paligjshëm dhe ka vendosur të mos vendosë asnjë masë sigurimi ndaj tyre.

Ndërkohë, Prokuroria kishte kërkuar masat e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të daljes jashtë vendit” deri në përfundimin e hetimeve.

AMP ndaloi më 12 nëntor, 2 punonjësit e policisë, të cilët dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë në rekrutimin Muçi Shaljani pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë.

Shaljani ndërroi jetë paraditen e sotem teksa ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës pasi kishte marrë 10 plumba në trup.

Ai sapo ishte kthyer nga Spanja bashkë me mikun e tij Gilmando Dani kur ndaj automjetit me të cilin lëviznin u qëllua me breshëri plumbash.

Shënjestra e atentatit ishte Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljani Shullazit.

LEXO EDHE: Pas atentatit në Rinas, zbulohet arsenal armësh dhe minash në Nikël

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›