Videoja seksi e Lopez kushton 3.75 milionë

Ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez është duke kërkuar plot 3.75 milionë dollarë dhe ka refuzuar oferta “qesharake” nga kampi i këngëtares.
Beteja e këngëtares me ish-burrin Ojain Noa rreth pamjeve nxitëse të filmuara gjatë muajit të tyre të mjaltit në vitin 1997 dukej se do të zgjidhej këtë javë, por ish-bashkëshorti i yllit duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë.
Ojani Noa dhe unë nuk e kemi pranuar marrëveshjen. Ajo çfarë avokatët e Jennifer Lopez na ofrojnë është qesharake. Ne kërkojmë 3.75 milionë dollarë, ka thënë partneri biznesor i Ojanit, Ed Meyer./Indeksonline/