E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajkoviq: Kam biseduar me Haradinajn për të mirën e serbëve

Deputetja e Listës unike serbe në Kuvendin Rada Trajkoviq ka konfirmuar se është takuar me kryetarin AAK-së Ramush Haradinajn dhe konsideron se ky takim është i dobishëm për serbët e Kosovës, transmeton Pobjeda e Pdogoricës, njofton Blic.

Ajo ka thënë se me Haradinajn ka folur hapur e konkretisht dhe është e lumtur me mënyrën se si janë hapur “disa probleme të mëdha, por edhe me qëndrime të Haradinajt lidhur me zgjidhjen e tyre".

Rada Trajkoviq ka vlerësuar se ka “shanse realë” që Haradinaj të marrë postin e kryeministrit e të zëvendësojë Hashim Thaçin “i cili është krejtësisht e kundërta e liderit të AAK-së”, transmeton koha.

Rada Trajkoviq ka shfaqur besimin se biseda e saj me Haradinajn, sikur dhe të gjitha bisedat tjera të ardhshme do të jenë në dobi të serbëve në Kosovë. Ajo ka thënë se përkrah rezolutën e Nikoliqit për Kosovën si dhe platformën e qeverisë të Serbisë.

Trajkoviq ka shtuar se një numër i madh i liderëve serbë në Kosovë “jeton shumë mirë me pozita kaherë të konfirmuara “sepse kanë shtëpi shumë të bukura dhe banesa të shumë të mëdha në Beograd, Novi Sad, Nish, Kragujevc e Çaçak. 

"Fëmjët e tyre nuk shkollohen as në Mitrovicë e as në Graçanicë “, ka thënë ajo./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›