E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trajkoviq: Liderët serbë të veriut po punojnë për ndarjen e Kosovës

Me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit në veri të Kosovës asgjë nuk do të ndryshojë në raport me atë çka momentalisht kanë serbët, ka vlerësuar Rada Trajkoviq, deputete e Listës së Bashkuar Serbe në Kuvendin e Kosovës, transmeton B92, pjesë të intervistës të saj dhënë gazetës serbe Politika.

Trajkoviq ka thënë se “tani të gjithë bashkërisht duhet të bëjmë përpjekje që me pranimin e kësaj marrëveshjeje popullata mos të drejtohet kah shpërnguljet, që me ndonjë zhurmë në Beograd, popullata të mos frikohet edhe më shumë dhe të mos fillojë të shpërngulet, dhe pas kësaj kur të stabilizohemi duhet ngadalë të punojmë në projektin e kthimit”, ka thënë Trajkoviq.

Ajo ka vlerësuar se liderët serbë nga veriu i Kosovës duan që me një fushatë sa më të fuqishme të punojnë në destabilizimin e Serbisë, sepse mendojnë se Serbia e destabilizuar nuk do të punonte në zbatimin e marrëveshjes.

"Ata llogarisin se do të mbetet status kuoja sa i përket veriut. Kjo praktikisht do të thotë se shkojnë në projektin e realizimit të ndarjes së Kosovës dhe të përgatitjeve për zgjidhje e cila në esencë duhet të jetë ndarja e Kosovës. Ata tërësisht eliminojnë serbët poshtë Ibrit, e do të thosha edhe serbët në Serbinë Qendrore, sepse pas kësaj do të pasonte kriza e tmerrshme politike dhe ekonomike e Serbisë”, ka tërhequr vërejtjen Trajkoviq.

Ai ka thënë se se ka të lehtë të thotë që të pranohet marrëveshja, sepse e di realitetin në të cilin jeton tash e 13 vjet në Kosovë, por vlerëson se pa këtë nënshkrim Serbia do të jetë në krizë të rëndë jo vetëm politike, por edhe ekonomike./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›