E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajkoviq: Zyra në veri, fillimi i integrimit të veriut

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Rada Trajkoviq tha se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të hapur zyrën në pjesën veriore të Mitrovicës paraqet fillimin e integrimit të veriut.

“Është e qartë se kjo është bërë me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare,

pastaj të udhëheqësve të kosovarë, të institucioneve të Kosovës dhe të gjithë atyre që janë pjesë e qeverisë së Kosovës. Por, nuk është plotësisht transparente se ku është roli i Beogradit zyrtar në të gjithë këtë”, ka thënë Trajkoviq për mediat serbe.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për themelimin e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës, e cila është thënë se do të ofrojë të gjitha shërbimet për qytetarët e kësaj pjese të Republikës së Kosovës dhe do të koordinojë angazhimet dhe investimet qeveritare në këtë pjesë të vendit.

Kurse sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar se formimi i Zyrës Administrative në Mitrovicën e Veriut është një provokim dhe përpjekje për të ndryshuar gjendjen në terren në prag të dialogut Beograd-Prishtinë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›