Sezoni i ardhshëm, i Canës

“Loriku ka pasur shumë probleme me lëndime, për këtë nuk ka mundur ta japë atë që ishte pritur nga ai. Tash, ai e njeh më mirë futbollin italian. Sezonin e ardhshëm ai do të luajë më mirë. Viti 2013 do të jetë i Lorikut”, deklaroi Cana senior për radion italiane Radio Sei.
Ai siguron se ish futbollisti i Paris Saint Germainit, Olympique Marseilles, Sunderlandit dhe Galatasarayt, do të mbetet në Lazio.
“Djali im është një person mjaft profesionist, që e respekton kontratën deri në fund. në vitet e fundit ishte gjithmonë titullar dhe gjithmonë kapiten në skuadrat ku ka luajtur, prandaj është normale që në fillim ka vuajtur paksa tek risitë në të cilat ka hasur. Loriku nuk ka menduar kurrë të largohet nga Lazio. Ai dëshiron ta demonstrojë vlerën e tij, do ta shihni sezonin tjetër”, përfundoi Agim Cana. Cana ishte transferuar në Lazio gjatë verës së vitit të kaluar nga Galatasaray.