Zhbogar: Kosova e merr Udhërrëfyesin në pranverë

Ka mbetur edhe pak ditë deri në nisjen e stinës së verës, por Kosovws ende i premtohet se në pranverë do ta marr udhërrëfyesin.
Këtë premtim e ka përsëritur udhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, gjatë vizitës në Komunën e Gjilanit, raporton KTV.
Zhbogar tha se Bashkimi Evropian është këtu që t’i dëgjojë brengat e qytetarëve të Kosovës në mënyrë që të ndihmojë integrimin e tyre në këtë bashkësi.
Sa i përket zhvillimeve në veri të vendit, Zhbogar tha se këto çështje më së miri do t’i zgjidhte qeveria e Kosovës nëpërmjet negociatave të vazhdueshme me palët.