E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kritikat e Feithit (s')befasojne Prishtinen

Zijadin Gashi

PRISHTINE - Perfaqesuesit e institucioneve te Kosoves dhe ata te opozites e vleresojne ne menyra te ndryshme fjalimin e Perfaqesuesit te Bashkimit Evropian ne Kosove, Pieter Feith, ku mes tjerash ai kritikon Parlamentin dhe Qeverine per mungese transparence e llogaridhenieje ne shpenzimin e parave publike, si dhe per formen e vendimmarrjes. Ndersa kryetari i Kuvendit dhe kryeministri i Kosoves i marrin me rezerva konstatimet e Pieter Feithit, te bera para Komitetit per Pune te Jashtme te Parlamentit Evropian, opozita i mbeshtet vleresimet e tij.

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, ndonese e pershendet angazhimin e Pieter Feithit, thote se Qeveria e tij po punon ne transparence te plote para Kuvendit, duke mos u pajtuar me konstatimin e kundert te shefit te ICO-se. "Qeveria e ka agjenden e vet, ndersa Parlamenti i ka obligimet e veta, gjithashtu kushtetuese, dhe Qeveria jep llogaridhenie ne Parlament dhe para gjithe qytetareve te Republikes se Kosoves. Ne jemi ne konsolidim te demokracise dhe do ta zhvillojme ate edhe me tutje", tha Thaci. Duke iu pergjigjur shefit te ICO-se, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, deklaroi se Feith eshte dashur qe fillimisht verejtjet e tij t'ua transmetoje institucioneve te Kosoves, marre parasysh se ato kane takime te rregullta me Zyren Civile Nderkombetare.

Sidoqofte, Krasniqi tha se Qeveria ne cdo vend e percakton ne mase te madhe agjenden e punes se Kuvendit, pasi qe ligjet dhe nismat e ndryshme i adresohen legjislativit pikerisht permes Qeverise. "Jam i befasuar me keto verejtje, jo pse jane thene, por pse nuk jane thene ne takimet qe kemi mundur t'i kemi ne cdo kohe dhe kurdo qe te kishte kerkuar Perfaqesuesi Civil Nderkombetar. Kuvendi nuk eshte 'hajd park', kete duhet ta dine te gjithe, dhe Kuvendi punon me Kushtetute, e ka nje rregullore te punes dhe kerkon edhe procedura", deklaroi Krasniqi.

Nderkohe, opozita thote se verejtjet e Pieter Feithit kane qene verejtje te vazhdueshme edhe te opozites. Kryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanise, Nexhat Daci, thote se eshte mire qe Feith i ka bere keto verejtje ne nje nivel aq te larte, ne menyre qe te kete nje ndikim pozitiv ne evitimin e ketyre leshimeve ne te ardhmen. "Axhenden e Kuvendit qe nje vit nuk e krijon Kuvendi. Une jam anetar i Kryesise; ne formalisht vendosim per nje rend dite, e kur vijme ne seance plenare, ka ndryshim ne ate rend dite; nje dite me votim seanca plenare e heq prej rendit te dites nje ceshtje, kurse vjen kryeministri dhe thote se duhet te jete ky ligj perseri ne votim. Prandaj, nuk ka mbikeqyrje parlamentare te asnje veprimi te qeverisjes", vlereson Daci.

Po ashtu, edhe nenkryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ahmet Isufi, mbeshtet vleresimet e Pieter Feithit, duke thene se ndante vleresime te njejta per punen e Kuvendit dhe te Qeverise me shefin e ICO-se. "Pieter Feith e ka vertetuar ate qe e ka thene opozita ne vazhdimesi, se Parlamenti eshte i dirigjuar ekskluzivisht nga Qeveria. Ju e dini qe shume seanca, nga te gjitha seancat qe jane mbajtur, jane dirigjuar nga orari qe e ka percaktuar Qeveria dhe me nderhyrje te drejtperdrejta publike qe i ka bere kryeministri ne raste te vecanta", theksoi Isufi.

Nderkohe, Perfaqesuesi i Posacem i Bashkimit Evropian ne Kosove, Pieter Feith, gjate fjalimit para Komitetit per Pune te Jashtme te Parlamentit Evropian, mes tjerash, ka kritikuar edhe institucionet e Kosoves per perparim jo te duhur, sidomos ne llogaridhenie dhe transparence ne shpenzimin e parave publike dhe ato te donatoreve. Po ashtu ka thene se Parlamenti i Kosoves nuk eshte sa duhet i kycur ne vendimmarrje dhe se shume vendime ende merren vetem ne Qeveri, pa ndonje perfshirje te rendesishme te Parlamentit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›