E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshtojne bisedimet Kosove-Serbi

Nga Bekim Shehu

Misioni i UNMIK-ut, nuk po mund te binde palen kosovare qe te nise dialogun teknik me autoritetet e Beogradit. Ishte pikerisht ceshtja e trashegimise kulturore e fetare serbe ne Kosove, pjese e planit gjashte pikesh te Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Ban Ki Mun, per te cilen Prishtina nuk pranoi te bisedoje. Planin gjashte pikesh Prishtina nuk e pranon. Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannieri, thote se ai duhet t'i permbahet raportit te KS-it te nentorit te vitit te shkuar, i cili brenda planit gjashte pikesh parasheh bisedime te Kosoves me Serbine. "Kemi raportin e Keshillit te Sigurimit dhe une e shoh ate si teresi. Ka shume ceshtje, eshte 6-pikeshi, plan i OKB-se dhe eshte 4-pikeshi, plan i Prishtines, eshte rikonfigurimi i UNMIK-ut dhe ka shume ceshtje qe kerkojne zgjidhje dhe axhenda eshte shume e gjere", deklaroi ai. Sipas tij, bisedimet me Serbine, nje proces i krijimit te marredhenieve te pergjithshme ndermjet Kosoves dhe Serbise. Zannieri keshillon qe bisedimet me Serbine te mos shihen si proces negociator, por si nje proces i krijimit te marredhenieve te pergjithshme ndermjet Kosoves dhe Serbise. Ato ne fund te fundit mund te zhvillohen ne menyra te ndryshme, eshte i mendimit ai.

Qendrimi i pales kosovare

Pala kosovare thote se ajo eshte e vetedijshme se Beogradi nuk ka per synim te bisedoje per ceshtje teknike. Sipas saj Beogradi do t'i jape bisedave kah politik, per t'iu rikthyer temes qendrore statusit te Kosoves. Kerkesa qe ceshtja e statusit te Kosoves te bisedohet serish me Prishtinen, vazhdon te jete ne axhenden e qeverise se Serbise. Ne kete linje, presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, thote se bisedimet per statusin e Kosoves kane perfunduar qe kur Prishtina e ka pranuar planin e Marti Ahtisarit. "Ne e mbajme zotimin tone per projektin Ahtisari. E kemi shpallur pavaresine e Kosoves me 17 shkurt dhe ne Deklaraten e shpalljes se pavaresise nga perfaqesuesit e popullit, e kemi edhe kete zotim dhe do ta mbajme. Ne ceshtjet qe kane pikerisht karakterin teknik", ka sqaruar Sejdiu. Sipas tij, eshte ceshtje e institucioneve qe ne komisione praktike te bisedohet ne ate nivel, por asnje qasje nuk do te jete e pranueshme, e cila do te kete tendence qe te hyhet ne nje rrafsh te ri te komunikimeve per ceshtjen e statusit.

Bllokimi i bisedimeve veshtireson punen e misioneve nderkombetare

Kundershtimet ne qendrime ndermjet Beogradit dhe Prishtines rreth bisedimeve te mundshme ndermjet dy vendeve, vazhdojne te mbajne pezull edhe angazhimin e misioneve nderkombetare ne Kosove. Edhe UNMIK-u edhe misioni i BE-se, jane te favor te zhvillimit te bisedave teknike ndermjet Kosoves dhe Serbise. Prishtina eshte shprehur e hapur per bisedime teknike. Ajo kerkon qe keto bisedime te zhvillohen ne cilesine e dy vendeve fqinje. Analisti i pavarur, Ilir Deda, thote se nese institucionet e Kosoves kane ndermend te hyjne ne bisedime teknike me Beogradin, atehere ato duhet te hartojne nje axhende. "Une mendoj se bisedimet ne mes te Prishtines dhe Beogradit nuk duhet te jene ne baze te axhendes se bashkesise nderkombetare, por duhet te jene ne baze te axhendes se perbashket", deklaroi Deda. Sipas tij, Qeveria e Kosoves duhet te dale me axhenden e saj, se cilat ceshtje deshiron t'i diskutoje me Beogradin dhe ne cilat ceshtje mendon se Beogradi mund ta ndihmoje Kosoven ne rrumbullakimin e shtetesise.

Sidoqofte, marre parasysh pozicionet krejtesisht te kunderta te Kosoves dhe Serbise rreth bisedave teknike, ka mbetur e paqarte se me cfare plani do te mund te zhvillohej ndonje takim eventual ndermjet dy vendeve. Perpjekja e pare e shefit te UNMIKut qe te ule ne nje tavoline Prishtinen dhe Beogradin deshtoi, por Lamberto Zannieri ka thene se ai do te udhetoje vazhdimisht edhe ne Beograd per te pare se si mund te arrihet ne nje pike, kur te dyja vendet te bisedojne per ceshtje qe kane interes te perbashket. Ne kete menyre sipas tij UNMIK-u, krahas rikonfigurimit mund te kryeje edhe misionin qe ia percakton rezoluta 1244 e KS-it.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›