E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneri Benitez kërkon Samuel Eto‘o

Trajneri i Liverpulit, Rafael Benitez, dëshiron të marrë në skuadër kamerunasin Eto‘o. Në fakt, lojtari afrikan i spanjollëve të Barcelonës, i kërkuar nga Mançester Siti në Angli dhe Interi në Itali, sipas lajmit të botuar tek "El Mundo Deportivo", shikohet nga Benitez si partneri ideal i spanjollit Fernando Torres. Vetë Eto‘o është prononcuar dje në lidhje me ofertën e Interit, për të cilën është shprehur se "nuk di asgjë për interesin e Interit. Për momentin ndihem mirë te Barcelona".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›