E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Siti do Fabio Kanavaron

Mançester Siti kërkon mbrojtësin 36-vjeçar italian të Realit të Madridit, Fabio Kanavaro. Kapiteni i Italisë ka një kontratë drejt skadencës në qershor me skuadrën spanjolle, e cila me shumë mundësi nuk do të rinovohet. Lajmi i interesimit për të nga skuadra angleze e bosëve arabë është bërë i njohur nga e përditshmja "Daily Mirror". Ndërsa një tjetër destinacion i mundshëm i Kanavaros mund të jetë edhe rikthimi te Napoli, ish-skuadra me të cilën ka nisur edhe karrierën si futbollist.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›