Trajneri Han, leksione nga Hidink
Trajneri i kombetares sone, Ari Han vazhdon avazin e tij te vjeter, duke u larguar menjehere pas ndeshjes se kombetares, drejt vendlindjes se tij, njelloj si te ishte i punesuar "part -time". Aktualisht holandezi ndodhet ne Holande dhe ne axhende ka parashikuar te udhetoje drejt Ukraines, disa dite para se te luhet ndeshja e fundit e marsit, me Hungarine. Pas barazimit me Malten, holandezi eshte vene ne qender te kritikave nga ana e trajnereve shqiptare, te cilet ne nje mendje deklarojne se Han, qendron gjate gjithe kohes ne Holande dhe ne raste shume te rralla vjen ne Shqiperi, duke mos shfaqur asnje interes per kampionatit tone. Rezultatet e mire me Suedine dhe me Portugaline jane harruar, pas rezultatit 0-0, me Malten. Nje ish-trajner kuqezi, Bejkush Birce sjell nje shembull: "Gus Hidink qendron gjate gjithe kohes ne Rusi dhe vezhgon lojtare." Madje, tani qe eshte punesuar "part -time" tek Celsi holandezi ne axhenden e tij, do te qendroje prane skuadres ruse, aq sa edhe Ari Han ka qene prane futbollit shqiptar. Ne momentin qe Hidnik prezantoi oferten e Celsit, edhe pse i suksesshem, kritikat karshi tij dhe Federates Ruse te Futbollit, ishin te shumta. Gjate vitit te pare, Ari Han po kritikohet se nuk i ka sjelle asgje te re kombetares. Me 28 mars, perballe Hungarise do te jete prova e vertete e holandezit.