E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova nje vit nga pavaresia

Qe prej 17 shkurtit 2008 kur u shpall pavaresia, autoritet ne Kosove e dinin se ky nuk do te ishte nje proces aspak i lehte. Ne nje vit, njohja nga vetem 54 vende e mevetesise se shtetit me te ri ne harten boterore nuk eshte shume por gjithesesi jo pak, per ata qe njohin historine shume-vjecare te perpjekjes se kosovareve. Ne shpalljen e pavaresise SHBA, do te kishte padyshim rolin kryesor.

Procesi i pavaresise do te duhej te shoqerohej dhe me vendosjen e misionit per drejtesi dhe polici, Euleks, si misioni me i madh ne historine e Bashkimit Europian. Faza e pare e arritjes se pjesetareve te misionit, qe do te duhej te numeronte mbi 2000 police, prokurore e gjykates nderkombetare, filloi ne diten e shpalljes se pavaresise se Kosoves, me 17 shkurt 2008. Misioni duhet te fuksiononte si mbeshtetes dhe mbikeqyres i institucioneve te Kosoves ne fushen e policise, drejtesise dhe doganave, duke perjashtuar mundesine per te shtrire pergjegjesite ne qeverisjen e vendit.

Sfidat per autoritetet zyrtare te Kosoves do te shfaqeshin menjehere pas shpalljes se pavaresise. Ato do te duhet te mbanin nen vezhgim reagimin post kesaj, te Serbise kundershti, qe do te reflektonte dukshem ne veri te vendit. Edhe pse e pavarur Kosova nuk do te mundte ende te shtrinte autoritetin e saj ligjor ne kete pjese te dominuar nga pakicat etnike serbe. Keshtu mbrotjen e pavaresise si dhe negocimin diplomatik te procesit te njohjes, ishin sfidat e dukshme te procesit.

Pak dite me vone Beogradi do te tentonte te impononte planin e tij per Kosoven. Nje plan qe shtronte ne tryeze, ndarjen e shtetit, sipas nje linje etnike. Ministri i Serbise per Kosoven, Sllobodan Samarxhic kish firmen mbi kete dokument qe iu dergua Organizates se Kombeve te Bashkuara. Beogradi priste qe ky plan t'u jepte me shume te drejta te administronin veriun e Kosoves, de fakto hapi i pare drejt ndarjes se shtetit.

Deri ketu tablloidi ishte i qarte, ndoshta i llogaritur nga autoritet zyrtare te Prishtines. Serbia do te bente gjithcka per te zhbere pavaresine.

Megjithate Kosova vijoi me forcimin e kontureve te shtetit, ne 15 qershor te vitit 2008 hyn ne fuqi Kushtetuta e Kosoves pak dite me pare ishte miratuar dhe himni kombetar me titullin Europa. Kushtetuta nuk do te zbatohej ne veri te vendit ku fuksionin struktura paralele, qe nxisnin frymen kundershtuese ndaj pavaresise dhe tentonin destabilizimin e kesaj pjese.

Ne veren e vitit 2008 shperndarja e pasaportave te reja ishte nje tjeter hap i rendesishem qe identifikonte shtetasit me te rinj te Ballkanit. Madje me interesant kete zhvillim e bente fakti se Greqia, ndonese kundershtare e njohjes se pavaresise do te njihte gjithesesi pasaporten qe zevendesonte ate te hershmen me vulen e UNMIK-ut.

Sfidat per qeverine e re te Kosoves te dale nga zgjedhjet e nentorit 2007 ishin te shumta ku padyshim vend kryesor zinte rimekembja ekonomise. Nje vend qe kishte shifra te frikshme te papunesise me nje buxhet modest e mbahej kryesisht nga parate e emigracionit kerkonte mbeshtetjen tek Bashkimi Europian. Ne korrik ne nje konference te posacme ne Bruksel per Kosoven akordohen plot 1,2 miliard euro.

Ndersa autoritetet dukeshin te angazhuar ne perpjekjet per te forcuar ekonomine ne analet e diplomacise nderkombetare ishte prodhuar nje tjeter plan, i cili do te ndeshte pak muaj me vone ne reagimin e ashper te Prishtines zyrtare. Sekretari i Pergjithshem Ban Ki Mun ishte i qarte qekurse hodhi bazat e te ashtuquajturit plani gjashte pikesh, se ai kish gjasa te mospritej mire.

OKB negocion planin fillimisht me Beogradin duke mberritur ne nje marreveshje qe nenkuptonte me shume autonomi per serbet e Kosoves ne fushat e drejtesise, policise e doganave. Nje zhvillim qe nuk do te pritej aspak mire ne Kosove. Madje autoritet do ta cilesonin planin gjashtepikesh si cenim te teresise tokesore te Kosoves dhe te sovranitetit te saj.

Prishtina ofron si pergjigje planin e saj 4 pikesh. Nje dokument ku shquante qarte mbeshtetja per vendosjen e misionit Euleks sa me shpejt ne gjithe Kosoven sipas mandatit te parashikuar me Deklaraten e Pavaresise, dokumentin e Ahtisaarit dhe Kushtetuten e Kosoves.

Mbledhja e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te bashkuara ne fund te muajit nentor te vitit 2008, miraton krahas detajeve mbi kohen dhe menyren e fuksionimit te misionit Euleks ne Kosove edhe planin 6 pikesh te Sekretarit te Pergjithshem Ban Ki Mun. Nje plan qe gjithsesi sic u tha ne Pallatin e qelqte, nuk do duhej te ishte i detyrueshem per zbatim ne Kosove. Lajmi i mire qe prodhoi kjo vendimarrje ishte se me ne fund Beogradi ishte dorezuar dhe pranonte vendosjen e misionit Euleks ne Kosove.

Pas ketij momenti atje do te vepronin dy misione nderkombetare UNMIK dhe Euleks te dyja nen obrellen e rezolutes 1244. Pritshmerite e auroriteteve zyrtare te Kosoves jane qe ne pranveren e 2009 Unmik te perfundoje teresisht procesin e kalimit te kompetencave ne institucionet e Kosoves dhe nje pjese te misioni i Bashkimit. Ky i fundit u vu ne veprim prej 9 dhjetorit 2008 dhe luan rolin e tutorit mbi veprimet e institucioneve te Kosoves.

Rrugetimi nje-vjecar i shtetit te ri me institucione te reja, ishte i veshtire, por gjithsesi ne pozicione me te forta. Ne kete fillim te 2009, Prishtina zyrtare ndodhet perballe presionit te jashtem per bisedime te reja me Beogradin. Autoritetet ne Kosove e kundershtojne idene e hapjes se bisedimeve teknike me Beogradin zyrtar, mbi bazen e planit gjashtepikesh, per te cilen u ra dakort mes OKB dhe qeverise serbe. Zyrtaret e larte te Prishtines, thone se bisedimet mund te zhvillohen per ceshtje te interesit te perbashket, dhe vetem ne cilesine e dy vende te pavarura. Por sigurisht kryesfida eshte vazhdimi i procesit te njohjes se Kosoves shtet, nje sfide qe me fqinjet perjashtuar Serbine, tashme eshte fituar.

Klan transmetimi maratone i 17 shkurtit 2008

17 shkurt 2008, Kosova shkroi historine dhe eshte pak te thuhet se KLAN, kishte pa dyshim rolin kryesor duke e shderruar endrren e kombit shqiptar ne nje realitet viziv. Nje transmetim maratone i jashtezakonshem te dites se madhe, me lidhje direkte nga Prishtina, Tirana Beogradi dhe Brukseli, duke percjelle perjetimin direkt te mbeshtetesve te popullit te Kosoves per vetevendosje apo dhe kundershtareve te saj. KLAN ishte kudo, me gazetaret me te mire ne terren, duke ofruar te paret ne shtepite e shqiptareve kudo qe ndodheshin, Kosoven e pavarur, organizimin perfekt te institucioneve kosovare, per diten historike shoqeruar me nje mbeshtetje model popullore, qe ofroi vecse permasen e festes, pa asnje incident. Sepse Kosova ishte ne feste. Televizioni Kombetar KLAN ishte i pari qe ofroi pamjen e flamurit te Kosoves, me ngjyre blu ku shquhej dukshem harta e Kosoves me 6 yje ne krye, qe simbolizojne 6 etnite ne kete vend. Prishtina do te mbushte rruget me flamurin e ri krahas atij kombetar kuq e zi. Oret plot emocion ne Kosove kontrastonin me pamjet e Beogradit te asaj dite.

Protesta me thirrje antipavaresise ne rruget e kryeytetit serb. KLAN ishte aty, si i vetmi televizion shqiptar qe guxoi te jete ne piken me te nxehte te kundershtimit te pavaresise. Te dielen e 17 shkurtit 2008, Kuvendi i Kosoves miraton deklaraten me te cilen Kosova shpallet shtet i pavarur dhe demokratik. Ky akt u mbeshtet fort, garancite se do te respektohen dhe mbrohen te drejtat e minoriteteve. Kosova e pavarur do te projektohej si shteti i te gjithe qytetareve te saj. Momenti i firmosjes se dokumentit te pavaresise do te pershendetej dhe nga Kryeministri i Shiperise Berisha ne nje lidhje direkte nepemjet Televizionit Kombetar KLAN. Ne konstrast te forte, Beogradi ndriconte nga flaket dhe flamujt e grisur amerikane. KLAN transmetoi gjithcka ne kohe reale ndonese situata behej gjithnje e me e rrezikshme per te gjithe gazetaret nderkombetare qe ndiqnin zhvillimet, sidomos per grupin e vetem te xhirimit nga Shqiperia qe transmetonte live nga Beogradi. Por asgje nuk mund ta ndalte Kosoven ne shpalljen e mevetesise, duke u bere keshtu shteti me i ri ne Ballkan. Festimet do te vazhdonin gjate deri ne oret e para te mengjesit te 18 shkurtit, Televizioni KLAN do te ishte aty i kudogjendur ne Prishtinen qe thithte eren e pavaresise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›