Dy koncerte per Mendelson ne Tirane
Sezoni i Klasikut vjen me koncertin e pare ne 18 shkurt ne kuader te 200 vjetorit te lindjes se kompozitorit te njohur gjerman, Felix Mendelson Bartholdy. Ne kete koncert te muzikes se dhomes do te interpretoje violinisti austriak Andreas Reiner, ai shqiptar Desar Sulejmani dhe violoncelisti Pjeter Guralumi. Reiner eshte themelues i kuartetit te harqeve "Rosamunde", i cili ka luajtur ne te gjitha festivalet nderkombetare dhe aktivitetet e tjera artistike. Violinisti ka qene i propozuar per cmimin Grammy, si dhe ka marre dy here "Cmimin e kritikes gjermane".
Koncerti i dyte vjen nga orkestra e RTSH-se ne bashkepunim me Ambasaden Gjermane dhe Institutin Goethe, te cilet organizojne me 21 shkurt nje koncert simfonik nen drejtimin e dirigjentit gjerman David de Villiers. Violinisti austriak Andreas Reiner eshte i ftuar per te interpretuar ne kete koncert. Ne program jane pjeset me te njohura te krijuara nga kompozitori si: "Qetesia e detit dhe udhetimi i lumtur" e bazuar ne nje poezi te Getes, "Nje koncert per violine" dhe Simfonine nr 4 (Italiane) e tij. Nuk eshte hera e pare qe dirigjenti gjerman prek skenen shqiptare. Ne shtator te vitit 2007 ai drejtoi Orkestren e RTSH-se, nje koncert te pianistit Desar Sulejmani, pra ky eshte koncerti i dyte ku ai merr pjese. Ai ka qene kapelmaestri i pare dhe zevendesdrejtori i pergjithshem i Teatrit te Operas se Bieffeldit.